Vdiq ikona e muzikës popullore Ismet Peja

23 Nëntor, 2020 - 8:59 am

Ka vdekur ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga djali i Ismet Pejës, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.

Ismet Peja u lind më 27 prill të vitit 1937 në Gjakovë. Babai i tij Musa Peja, ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja. / KultPlus.com

Të ngjajshme