Vepra “Agnus Dei” e Kelmendit do të interpretohet në Francë

14 Janar, 2020 - 9:55 am

Vepra “Agnus Dei” e Memli Kelmendi është interpretuar kohë më parë në Jakarta, te njëri nga koret më në zë në Indonezi, shkruan KultPlus.

Tani vepra e Kelmendit do të interpretohet nga “Ensemble Sottovoce” më datën 18 janar në Eglise Saint-Thibalut të Francës.

“Silentium Est Pax” e Kelmendit i është dedikuar pikërisht këtij formacioni vokal dhe e njëjta është botuar edhe në CD-në e këtij ansambli.

Kujtojmë se “Agnus Dei” deri më tani është interpretuar mbi 30 herë jashtë vendit, si në: Argjentinë, Kili, Kaliforni, Filipine, Itali, Indonezi, Kroaci, Turqi, Bosnje, etj. /KultPlus.com

Të ngjajshme