Williams nxjerr albumin e parë, këngë të reja për festën e Krishtlindjeve

23 Nëntor, 2019 - 9:00 pm

Ka gjithmonë një herë të parë për të gjithë. Edhe për Robbie Williams që publikon ‘The Christmas Present’, albumin e parë të Krishtlindjeve në karrierën e tij.

Ka dy albume në punimin e fundit, njëri që titullohet “Christmas Past” dhe “Christmas Future”, me këngë në brendësi të pa treguar më parë, por edhe këngë klasike të Krishtlindjeve, të realizuara me yje të tjerë të muzikës mes të cilëve Rod Stewart, Bryan Adams dhe Jamie Cullum.

Albumi, që është paralajmëruar në radio me këngën ‘Time for Change”, kalon mes të shkuarës dhe të tashmes. Në diskun e parë, ‘Christmas Past’, janë përfshirë këngët klasike ‘Winter Wonderland’ (shoqëruar nga kori i LMA), ‘Santa Baby’, në duet me këngëtaren gjermane Helene Fischer, dhe kënga ‘Let it Snow! Let it Snow! Let it Snow! Një kover i “The Christmas Song” (bërë e famshme nga trio The Nat King Cole), “Merry Xmas Everybody” e Slade featuring Jamie Cullum, dhe “It’s A Wonderful Life”, në të cilën Robbie këndon me babain e tij Peter Conway.

Cd e dytë, “Christmas Future”, është me këngë të pa treguara më parë, si psh ‘Time for Change’, ‘Home’, ‘Fairytales’ një këngë me Rod Stewart dhe ‘Bad Sharon’ me kampinin e boksit Tyson Fury, si dhe koveri i Krishtlindjeve (Baby Please Come Home)” në duet me këngëtarin kanadez Bryan Adams dhe “I Believe In Father Christmas”.

“Jam vërtetë i lumtur për albumin tim të parë të Krishtlindjeve. Kam bërë shumë në karrierën time dhe të realizoja një disk të tillë ishte një ëndërr e bërë realitet-ka deklaruar Robbie. Ishte vërtetë shumë zbavitëse ta regjistroja’.

E shkruar dhe e regjistruar në vende të ndryshme mes Londrës, Stoke-on-Trent, Los Angeles dhe Vancouver, ky album është realizuar me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Guy Chambers, që ka prodhuar pjesën më të madhe të projektit së bashku me Richard Flack.

Të ngjajshme