Xhieldo Hyseni, fitues i garës së 74-të të këngëtarëve të rinj të AsLiCo-së për vitin 2023

8 Janar, 2023 - 8:16 pm

Baritoni shqiptar Xhieldo Hyseni ka triumfuar në garën e 74-të të këngëtarëve të rinj të AsLiCo-së për vitin 2023, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur tenori Ramë Lahaj përmes një postimi në Facebook.

Në vijim mund të gjeni postimin e Lahajt:

Jemi tejmase të gëzuar të ju njoftojmë që Xhieldo Hyseni është fitimtari i garës së 74-të të këngëtarëve të rinj të AsLiCo-së për vitin 2023! Xhieldo është zgjedhur të performoi rolin e Sarastro të veprës së Mozartit “Die Zauberflöte” në Opera kryesore të Lombardisë, dhe ne nuk mund të mos jemi tej mase krenarë.

Gara AsLiCo është një garë tejet e çmuar që ka lançuar karriera të shumë këngëtarëve të talentuar të operas.

Ishim shumë të emocionuar që kishim Xhieldon, Rovena Xhelilin si dhe Bledar Domin pjesëmarrës në garën e këtij viti. Përfshirja e tyre u bë e mundur nga Fondacioni Rame Lahaj, fondacion i cili në mënyrë aktive ka përkrahur talentë të jashtëzakonshëm në ngritje, të Festivalit RLIOF.

Urime, Xhieldo! Me padurim presim të shohim çfarë ka rezervuar e ardhura për talentin që ke./ KultPlus.com

Të ngjajshme