Zbulohet një këngë e padëgjuar e Queen me Freddie Mercuryn (VIDEO)

7 Qershor, 2022 - 9:50 pm

Anëtarët e bendit Queen, Roger Taylor dhe Brian May, e kanë konfirmuar që e kanë gjetur një këngë të papublikuar më parë nga i ndjeri Freddie Mercury.

Ata e kanë bërë të ditur këtë pas një interviste të fundjavës me Zoe Ball në BBC Radio 2.

“E gjetëm një perlë të vogël nga Freddie për të cilën kishim harruar”, ka thënë Taylor.

“Dhe është mrekullueshme. Në fakt, ishte një zbulim i vërtetë. Ësht prej Sesioneve të Mrekullisë, dhe mendoj se do të dalë në shtator”./ KultPlus.com

Të ngjajshme