9 Qershor, 2025 - 11:17 pm
Ironia është kripa e jetës, ka nga ata që nuk e kuptojnë dhe më vjen keq për ta. Në ditët e sotme, polemika ngrihet në faqet e internetit vetëm për të marrë disa klikime më shumë, deklaroi këngëtari italian Albano Carisi, shkruan adnkronos.it.
‘’Shpesh herë hasemi me polemika të bazuara në asgjë dhe e bëjnë këtë edhe me koston e shpifjes së një personi. Gjëja e rëndësishme është që publiku të mos bjerë pre e saj’’, përgjigjet Al Bano ndaj polemikave sociale dhe titujve kryesorë të disa gazetave online, sipas të cilave këngëtari gjatë një koncerti në Sardenjë, kishte ofenduar një grua.
Në një video që është bërë virale, shihet artisti teksa bënte shaka me një zonjë për kilet e saj të tepërta.
“Zonja buzëqeshi me shakanë, unë nuk ofendova askënd. Unë vetë jam në dietë, ku është ofendimi?”, pyet Albano.
“Sapo zonja u ndje keq, e ndalova koncertin, prita që gjithçka të zgjidhej vetë, e detyrova të hynte në një zonë të mbrojtur dhe ndërsa ata po e ndihmonin, unë madje drejtova trafikun. Por çfarë më shumë duhet të bëjë një person?”, pyet Al Bano.
“Për fat të mirë publiku reagoi shumë dhe e kuptoi shakanë time. Në Carbonia në shesh kishte 10 mijë njerëz, për mua kjo është ajo që ka rëndësi”, përfundon ai./KultPlus.com