Fahri Xharra: Nëno moj e sheh se si po të tradhtojmë ?

22 Tetor, 2018 - 2:10 pm

Nga Fahri Xharra

Mirosllav Kërlezha, një Akademik i nderuar kroat shkruante se një kohë : “ …shtypi i Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”….. këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. . … Pra, Mirosllav Kërlezha na dilte në mbrojtje,duke i përgënjeshtruaar serbët për propagandën e tyre kundër-shqiptare.

Ku e venin theksin serbët? Në çka, Europa ishte e ndjeshme ?dhe në çka e venin theksin serbët, për të na ber më të papranueshëm për Europën?
Pra, kur botës së civilizuar i flet për një popull që nuk ka gjuhë letrare, nuk ka letërsi, se janë një bandë e përçare në pesëdhjetë dialekte, atëherë automatikisht krijohet bindja se kanë të bëj..” dikënd të paemër, që banon në vend të paemër, pa histori, …”
Me veprimet tona, sa po i kontribuojmë kësaj?

A mendojmë se Europa na” njeh “aq mirë, sa që çka të flasim, e ato për nevoja personale apo pushtetmbajtëse, te ata nuk ndikon? Apo nuk ndikon, në atë masë që ata t`i kthehen bindjes së tyre të para 100 vjete për ne? Europa, nuk po na thotë troç. Ajo, po na mashtron sepse nuk po na thotë troç. Ajo, vetëm po na çon vetëm mesazhe të tërthorta, të cilat edhe pse po i kuptojmë,po bëhëmi se nuk po i marrim vesh. E habitshme?

Kur, për hatër të asaj që unë dua të bëj diçka e dua që kundërshtarin tim politik t`a rëndoj më tepër, në mënyrë që të fitoj më shumë adhurues, përkrahës ,votë dhënës dhe e përdori një adut të cilin e kanë përdorur edhe armiqtë tanë, atëherë kësaj s`i thonë politikë, por grabitje të postit të lartë qeveritar për grabitje të mëtutjeshme politike dhe materiale. Kjo nuk do fort mendje -mprehtësi.

Çka po sjell grindja politike në Shqipëri? Së pari s`ka Europë, pastaj s`ka Europë për ju, jo një herë për një herë. Europa s`po na e thotë troç: Merruni vesh ndër veti , bashkoni gjuhën dhe pastaj shihemi. Gjuhën, atë politike e pastaj ata të nënës, të bashkuarën. Europa po thotë: “ E dua një anëtar në mua, e dua një shqiptar. Nuk dua as gegë, as toskë, as kosovarë në mesin tim, dua vetëm shqiptarë. Kur ju të mësoheni të jeni të bashkuar, atëherë iu hapim derën. “
Ky është mendimi im.

Greqia po ep para që të ndahet veriu nga jugu, Serbia e Turqia po ep par që të ndahet Kosova nga Shqipëria . E shihni që jemi tradhtar të kombit, të historisë dhe t ‘ardhmes sonë ?
Mjerë ne, mjerë fëmijët tanë që presin nga ne !

A jemi ende të përçarë ? A na duhet përsëri t`i rikujtojmë fjalët e Konicës? A me të vërtetë duhet t`i shkruajmë epitaf kombit shqiptar se na ishte një herë, dhe u dobësua aq shumë sa që u shpërnda aq, sa që nuk e dimë se ku është, për shkak të politikaneve që i kishte në 100 vjeteshin e fundit.

Kujt po i shërben kjo që gjuha shqipe nuk është ende e bashkuar . Pse nuk po e bashkojmë?
Pse po i rijmë në hak gegërishtes, pse po rijmë në hak toskërishtes?

Cila e folme po mbisundon ose çka të bëjmë që ta bëjmë një të folme zyrtare?

Një të folme që e kupton edhe Himara, edhe Vuthaj, edhe Gjakova edhe Manastiri por edhe shqiptari i Ukrainës?

Ata duhet ta kuptojnë se me mosgatishmërinë për ta ndryshuar ose plotësuar standardin, po e rrezikojnë gjuhën në tërësi. Sot është më e qartë se kurrë, se kjo punë nuk ka përfunduar në vitin 1972. Ajo sot është më tepër sesa një sfidë intelektuale e shkencore. Është detyrë kombëtare.

“ Po shkruaj aq se di ne gjuhen e njësuar, se po shkrova ne rugovishten time, vështirë se do te me merrte vesh kush’’. më shkruante një mik një herë

“Ndaj konfliktit politik përgjigjen më të drejtë dhe jo konfliktuale e dha një diplomat evropian në Tiranë. Gazetarët e pyetën atë se cilën gjuhë ai preferonte më shumë, përkatësisht cilin dialekt të shqipes!?“Cila është gjuha që unë preferoj”?- pyeti ai, për të dhënë një përgjigje lakonike. “Përgjigjja ime është e thjeshtë: Gjuhën e bashkimit…”

Emrat e tradhtisë po doalin, ky është vetëm fillimi .

“”….. këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. . …

Marre për ne !

Fahri Xharra,22.10.18
Gjakovë

Të ngjajshme