Historiani Buxhovi: Studiot televizive janë kthyer në arenë të linçimit të historisë!

2 Mars, 2021 - 12:36 pm

Nga Jusuf Buxhovi

Kohëve të fundit, studiot tona televizive janë kthyer në arenë gladiatorësh, ku krahas çështjeve politike me shumë zhurmë dhe hallakamë, prekën edhe ato nga historiografia dhe sfera e gjuhësisë madje, jashtë çdo kompetence shkencore. Natyrisht se guximi i paparë i atyre që i japin të drejtë vetes për të folur në mënyrë fare të papërgjegjshme për gjuhën, për personalitetet historike dhe të tjerat që i takojnë historiografisë, duke mohuar dhe zhvlerësuar çdo gjë, madje edhe gjuha si ADN e kujtesës kulturore dhe shpirtërore dhe me argumentet që edhe Çubrilloviqi dhe Vlladan Gjorgjeviqi do t’ua kishte lakmi, është pjesë e strategjisë së politikës së keqe, e cila nuk ka qenë e interesuar për ruajtjen dhe thellimin e sistemit të vlerave në përputhje me standardet e një shoqërore të lirë dhe demokratike, ku dija dhe arsimi paraqesin fondamentin e saj, por të krijimit të hibridëve të përdorshëm për nevojat e veta, të rekrutuar nga shoqëritë civile dhe amallgami i gatshëm për kaos! Po ashtu, ky diskurs denigrues që ka përfshirë studiot televizive me hapjen e këtyre temave, saqë të ndikojnë gabimisht opinionin publik, nuk do të ishte i tillë, po qe se do të kishim një arsimim kompetent, dhe, po qe se çështjeve fundamentale që kanë të bëjë me historiografinë dhe rishkrimin dhe interpretimin në përputhje me ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike të kohës, do t’u jepej përgjigjja akademike nga institucionet hulumtuese-shkencore (Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë së Kosovës, Universitetet e të tjera). Meqë kjo ka munguar dhe po mungon, atëherë, po korrim atë që kemi mbjellë! ….

Ky opinion është dërguar ekskluzivisht për KultPlus nga historiani Jusuf Buxhovi. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme