“I njëjti gjerman që pi Fanta prodhon edhe Mercedes, a shqiptari keshë nëse dikush lypë Fanta n’kafiq”

16 Gusht, 2019 - 11:11 am



Nga Mentor Llugaliu

Në punën sezonale që po e boj në Gjermani, po punoj si barman. Përpos koktejeve, birrave, venave, langjeve t’frutave, brenda një ndrrimi i shes edhe qindra Fanta, e cila në Prishtinë njihet si pije e katunarëve dhe plot lokale nuk e shërbejnë.
Veç rruga na ndanë me fabriken ku prodhohet BMW që një e tillë kushton minimum 50 mijë OJRO, markë që prodhohet qe 103 vjet. 
I njëjti gjerman që pin Fanta prodhon edhe Mercedes, Audi, Volkswagen, Porsche, kamiona e autobusa MAN, aeroplana e helikoptera, makina amvisërie, etj. etj. a b**** e shqiptarit që as rrëmojca nuk prodhon keshë nëse dikush lypë Fanta n’kafiq.
Harrova me cekë që gjermani krejt qytetin e shetitë me metro ner tokë, a shqipja e pret autobusin e 8-ve me shku n’shpi, qafa i dredhohet tu ra n’gropa, me 1 euro n’xhep edhe i del kohë me ju përzi tjetrit në shije t’pijes. Shuligun?

Ky shkrim është marr i plotë nga statusi i Mentor Llugaliut, pa ndërhyrje nga redaksia. / KultPlus.com

Të ngjajshme