Mentor Shala nga RTK tregon arsyet pse Kosova nuk u pranua për pjesëmarrje në Eurovision

29 Qershor, 2019 - 1:29 pm

Mentor Shala / RTK / Facebook

Dje RTK nuk arriti që të bindë 3/4 e anëtarëve të EBU që ta pranojnë Transmetuesin Publik të Kosovës në këtë organizatë evropiane të transmetuesve. RTK për vite me radhë e zhvilloi betejen e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku arritëm ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosongut.

Por, në luftën kundër nesh u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq dhe personalisht edhe Vuçiç kishin mobilizuar të gjitha ambasadat e Serbisë për të penguar këtë proces. Ndërsa, RTK ishte pa mbështetjen e diplomacisë kosovare! Ne si RTK, të vetëm arritëm t’i sigurojmë 400 vota, por pala kundërshtare kishte siguruar më shumë!

Në fakt dje u pa ajo që po diskutohet anekënd globit- Beteja e Rusisë kundër vendeve perëndimore! U pa sa thellë ka depërtuar Rusia nëpër shumicën e organizatave evropiane! Në fakt e kanë marrë kontrollin në shumë prejt tyre! Fatëkeqësisht edhe në një organizatë profesionale siç është EBU e që fare nuk do të duhej të ndikohej nga politika. Por ja që edhe EBU është e ‘pushtuar’ nga ndikimi rus!

P.S. Një mik imi dhe i RTK-së, Kleart Duraj (përfaqësuesi i Shqipërisë në EBU që na ka ndihmuar shumë në këtë proces), gjatë një debati të ashpër që kishim me zyrtarët e EBU, ua tha troç: “Fatkeqësia në këtë rast është se në EBU nuk ka amerikanë sepse po të kishte amerikanë do ta shihnit ju si do të kishit votuar”!

Kaq!

Të ngjajshme