Mevi Rafuna: 600 mijë refugjatë apo pushtues po vijnë në Shqipëri?

21 Qershor, 2018 - 1:30 pm

Shkruan: Mevi Rafuna

Shqipëria ende nuk po arrin të ushqejë popullin e saj dhe protagonistët e “Poemës së Mjerimit” i kemi të gjallë sikur na e shfaqin mallkimin tonë. Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë hapësirën shqiptare, keqmenaxhimi qeverisës, korrupsioni, mosfunksionimi i ligjit, dështimi i tri bazamenteve shtetndërtuese: arsimit, shëndetsisë dhe ekonomisë, bënë që në këto vite tranzicioni, mijëra shqiptarë të emigrojnë drejtë vendeve të tjera, për ta siguruar ekzistencën. Në vend që shteti të ju sigurojë qëndrueshmëri dhe vetëzhvillim në atdhe, pushtetet e një pas njëshme pamundësuan atë, majde nxitën emigrimin.

Sipas statistikave “dëshira” e zorshme për tu larguar nga atdheu ka mbetur shpresë për shumë të rinjë shqiptarë, të cilët sillen rrugëve si të ishin njerëz të dorës së dytë. Ndërsa liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE, në fjalorin e disave nga politikanët tanë tingëllojnë sikur “Shkopi Magjik”. Përderisa blejnë kohë, në të “mirat” që do na ndodhin kur të integrohemi në BE, neve koha na shkon, njejtë sikur këto dy dekada tranzicioni që ikën, do ikin dhe dy tjera ndoshta edhe tri dhe mund të ndodhë që deri atëherë nuk do ketë fare BE. Sepse është e pamundur me despotë të ngjizim vlera evropiane, sepse është e pamundur të thirremi në demokraci kur haptas nëpërkëmbet liria. E nga gjithë kjo qenka e mundur që Shqipëria të pres 600 mijë refugjatë siriano-arabë (mes tyre terroristë me mision) për t’iu gjetur strehë dhe rehabilitim. Në këtë rast konkret të thirresh në “humanizëm” duhet të jesh tejet naiv apo dorë e zgjatur e dikujt tjetër.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, me qinda shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, kjo qeverisje që sot paska mundësi të pret 600 mijë refugjatë, pse nuk ndaloi s’paku 1 shqiptar të mos largohet nga atdheu. Nuk mund të jesh human me të huajin, kur gjakun tënd e gjuan dhe e përbuz.

Nuk mund t’i sigurosh të huajit rehati nëse i yti s’ka bukë në sofër. Nuk mund t’i hapësh derën të huajit kur tëndit ja mbyllë çdo derë. Nuk mund ta shpëtosh të huajin kur tëndin e vretë për së gjalli, duke e zhveshur nga dinjiteti. Kjo shifër e përfolur refugjatësh për një vend të vogël si Shqipëria, është tejet e madhe dhe jashtë çdo mundësie për ta menaxhuar.

Kemi parë Gjermaninë, Suedinë dhe shtete të tjera që kanë dështuar në këtë drejtim, si mundet Shqipëria që të ngarkohet me një detyrë të tillë? Aq më pak kur ligji thuajse nuk zbatohet dhe niveli i sigurisë mbetet diskutabil si mundet të presim terroristë trushpërlarë me misionin për ta pushtuar Evropën, së pari përmes Ballkanit.

Kemi parë qindra raste dhunimi femrash evropiane nga refugjatët dhe krime tjera të ndryshme, mos vallë të tillët po të futen në territoret shqiptare do na kursejnë? 600 mijë refugjatë është një kryeqytet, e që në kushte ekzistuese është e pamundur të mbikqyren. Me kalimin e kohës do shndërrohen në komunitet sepse shumë moti janë bërë planet për ndryshimin demografik, jo më kot mbijnë për çdo ditë xhamia të sponzoruara nga armiqët e kombit.

Kur përmbledhim të gjitha rrethanat ekzistuese pranimi i këtij numri të madh refugjatësh tingëllon komplot ndaj kombit shqiptar, e nga gjithë kjo ,nuk na duhet asnjë benefit nga Këshilli i Evropës nëse rrezikohet qenësia jonë si shqiptarë.

Të ngjajshme