займ на карту онлайн потребительский кредит

“Mos i mësoni ato që duhet të tolerojnë gjithçka për hir të familjes dhe dashurisë”

Gusht 10, 2019 - 2:38 pm

Këshilla të një prindëri për vajzën e tyre.

-Mësojeni vajzën tuaj që është më mirë të kthehet në shtëpi pas një martese të dështuar sesa ndoshta të kthehet në shtëpi “në arkivol”.
– Veproni në atë mënyrë që ajo ta kuptojë që ju do jeni një vend i sigurt për të ku ajo mund të strehohet.
– Lërini krahët hapur edhe nëse ajo ka marrë një vendim të gabuar.
– Veproni në atë mënyrë që ajo të ndiejë dashurinë tuaj edhe nëse ajo ka bërë gabime.


– Duajeni, dëgjojeni, kuptojeni pasi është fëmija juaj.
– Mos i bëni ato të ndihen të turpëruara, mos i shkelni.
– Mos i mësoni ato që duhet të tolerojnë gjithçka për hir të “familjes dhe dashurisë”.
– Mos harroni: Ajo që ju i bëni gruas tuaj, vajzës, motrës, është ajo që një fëmijë do të mësojë. Ata ju shohin si pasqyrë, ata shikojnë – -veprimet tuaja, jo fjalët tuaja.
– Mos i thuaj vajzës tënde: Vetë ke vendosur dhe vetë ke gabuar… por thuaji: Unë do të jem gjithmonë këtu për ty!
Unë jam streha jote… Vendi yt i sigurt. 

Përktheu dhe përshtati :Italmed.  / KultPlus.com

Të ngjajshme