Naser Shatroli: Monumenti i Skëndërbeut në Ulqin, përfshin autenticitentin, karakterin kombëtar dhe iluminar

2 Qershor, 2025 - 10:18 pm

Nga Naser Shatrolli

BURRËRIA

Bucetën ideoestetike të ”Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, karshi burrave të Ulqinit” e karakterizon dora skulpturore moderne dhe filozofike e Sabri Behramajt, imazh i shquar në daltimet e projekteve madhore monumentale këtu e në rajon.

Vepra dedikuar Ulqinit, është e projektuar si memorial metaforik skulpturor modern, në përmbajtje, në qëndrim, në optikën e shikimit dhe largëpamësisë dhe në vjershërimin arkitektonik dhe trashëgimor, ka traditën, mbrotjen e trashëgimisë, tokën, historinë, parasegjithash arkitektoninë e Ulqinit.

Burrat e Ulqinit, autori i lidhë në një trup dhe trung të vetëm para besës dhe shpatës së Skenderbeut, ndërsa alafabeti strukturor shtresëzohet në sinkron me arkitektoninë e kalasë, aty ku paraskicohen frëngjitë, forca, konfiguracioni i fytyrës, bindjet dhe besnikëria parasegjithash.

Në anën tjetër, vepra ka potencën, nisur me figurën dhe figurshmërinë e bucetës tërësore. Ka peshën abstraksionit si gjetje stilore, që del të jet synim dhe qëllim nga aspekti artistik. Burrëria, heroizmi, maturia, uniteti, unifikimi, këmbëngultësia, të gjitha këto tonalitete qëndrojnë të ngulura në këmbët e tyre madje kanë formën e shtyllave të forta për të mbajtur të ekuilibruar qëllimin karshi rajonit.

Në bucetë përfshihet dhe autenticiteti, karakteri kombëtar dhe iluminar, i sendërtuar në tërësi mbi gjetjet origjinale.

Burrëria dhe vizioni qëndrojnë brenda standardit botëkuptimor që çojnë në kahet e kulturës dhe origjinës.

Veprën në tërësi e përshkojnë detajet, nisur nga dora e majtë e Skënderbeut që rri e shtrirë, në formë të prerë karshi vendimeve të mëdha, në të djathtën e tij mban shpatën pingul në tokë, për tokën e Ulqinit, ndërsa flatrat e shqiponjës i shtrinë në hartën e xhamadanit, sikundër mbi harkun e këmbëve thuret simbolika e urave.

Vepra është origjinale dhe ka të gjithë elementët estetik, nisur me përmbajten në relacion me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti dhe kësaj treve unike.

Dominon simbolika gjersa plisi i burrave të Ulqinit duket si amabrell dhe si fole për shqiptarët dhe për popujt që jetojnë aty, sikundër dhe duart që shpërfaqen të lidhura në belin e njëri-tjetrit, me to, krijon pemën, apo trungun e pemës, në kuptimin e lidhjes dhe ushqimit me tokën, me qytetin, me objektet trashëgimore, me trashëgiminë e kësaj ane dhe me vizionin me burrërinë dhe fjalës së dhënë të Skenderbeut për tokat ilire./KultPlus.com

Të ngjajshme