Nuk e dua urimin tënd

21 Prill, 2019 - 10:48 pm

Artan Simoni

Ti, president apo kryeministër, minister apo deputet, kryetar partie apo bashkie, drejtor apo përgjegjës,
nuk e dua urimin tënd.

Për aq kohë sa ti shikon vetëm interesin tënd dhe nuk interesohesh për të mirën e përbashkët,
nuk e dua urimin tënd.

Për aq kohë sa ti shpërdoron misionin të cilin shqiptarët ta kanë besuar,
nuk e dua urimin tënd.

Për aq kohë sa ti e shikon tjetrin si numër dhe jo si vlerë,
nuk e dua urimin tënd.

Për aq kohë sa ti mundohesh të shfrytëzosh besimin tim në kurriz të një besimtari të një besimi tjetër,
nuk e dua urimin tënd.

Kur t’u drejtohesh shqiptarëve mos mu drejto mua, kur t’u drejtohesh të krishterëve mos mu drejto mua.

Urimet e tua janë si helmi në shishen e parfumit.

#PASHKË2019/ Fokus24.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme