займ на карту онлайн потребительский кредит

Pop muzika, “Killing an Arab” dhe “Take me to Church”

21 Maj, 2020 - 10:21 pm

Ballsor Hoxha

Tërë shprehja e muzikës sot, nënshtruar ndaj asaj që po quhet – Ego Trip – mund të përmblidhet në dy vargjet e këngës “Seven Rings” të Ariana Grande:

“You like my hair (Të pëlqejnë flokët e mia)

Gee thanks just bought it” (Uf falemnderit, sapo i bleva)

Dhe kjo shaka, kjo ironi, ky rebelim ndaj flokëve, trupit, natyrës e njeriut në këto rreshta, që del prapa sipërfaqësores, në të vërtetë janë fjalët ekzakte që i kemi përdorur me shokët, në vitet tetëdhjetë. Filluar videot muzikore të muzikës Pop, pasurimi gjigant dhe global i disa artistëve e bënin shumë të afërt mendimin se në kohë të shkurtë “këta njerëz edhe do të blejnë flokët e tyre”. Si që e kishte blerë Michael Jackson një ishull të tërë. Nuk është fjala se ne e dinim çka do të këndonte Grande, por tek izolimi brenda një asgjëje, pavleftësie, siç edhe e saktëson rebelimi në këto vargje, asaj që ishte imagjinatë në vitet tetëdhjetë, sot është gati se tërë muzika bashkëkohore. Në të vërtetë kjo është identike me izolimin e shprehjes globale në muzikë brenda vetëm një motivi.

Në këtë, shikuar në mënyrë kritike, është një dilemë në lidhje me krijimtarinë e Dua Lipës. Aftësia e saj, të të qenit e mirënjohur si “true visionary of Pop music”, potenciali i saj si dhe arritja e saj, a janë këto, Dua Lipa, në zonën e duhur të shprehjes së saj?

Ka shumë xhirime të Duas në mini koncerte ku ajo është – genuine rebel -. Arrin shprehje më të gjalla dhe më anarkike të muzikës se sa vetë Clash, dhe është karakter me të vërtetë Punk.

Kjo dilemë, kjo pyetje, nuk është për shkak të ndonjë defekti në krijimtarinë e saj, as në ndonjë dështim, dhe as në ndonjë dobësi. Në të vërtetë është në dobësinë e Pop muzikës – në temporalitetin e saj, në përkohëshmërinë dhe në sipërfaqësoren e saj. Derisa Dua Lipa, edhe në tërë atë që ka krijuar deri më sot e po ashtu edhe në atë që zbulon potenciali i saj është krejtësisht zotëruese e një shprehjeje më të thellë, më origjinale, më të mençur dhe më të arritur. Kjo pyetje nuk ka të bëjë me klishenë e ashtuquajtur “komercializëm”, në të vërtetë sa i përket komercializmit, qoftë edhe Clash si anarkistët më të mëdhenj kanë kaluar në komerciale qoftë edhe me këngët e tyre si “God Save the Queeen” dhe “ London Calling”. Pyetja këtu ka të bëjë me universalen dhe të papërsëritshmen, të veçantën e Dua Lipës, në atë që mundet dhe në atë që është.

Sa i përket muzikës Pop, ka pasur një debat tejet të rëndësishëm për trendin e shprehjes globale lidhur me këngën “Take me to Church” të artistit Hozier, sidomos lidhur me çmendurinë e konsumit të saj enorm, gjigant dhe global. Pyetja, dilema rreth kësaj kënge ka qenë, dhe vazhdon të jetë aktuale: nëse konsumi i saj enorm është i barasvlershëm me vlerën e kësaj kënge. A është vlerë kjo këngë? A është arritje?

Në njërën anë qëndron pyetja/dilema për përhapjen konsumin enorm të kësaj kënge.

Dhe në anën tjetër është varfëria e ndjenjës, në përsëritjen dhe mbylljen e shprehjes dhe kuptimit njerëzor në një qark tejet të ngushtë dhe të pa thellësi.

Në të vërtetë, shumë pak më vonë, ishte përhapur mendimi se këngëtari shumë i njohur Kanye West, permes këngës “4 minutes” së bashku me Rihanna, do ta bënin shumë të njohur ‘plakun’ i cili ka zbuluar vetë Popin, Rock-un dhe globalizimin e këtyre muzikave, e që është Paul McCartney, anëtarë i bendit më të madh të të gjitha kohëve – The Beatles.  Është pikërisht përsëritja e të njëjtës shprehje, lindja e saj pa një memorie, një kujtesë dhe një përvojë të muzikës, së paku, që krijon thënie të çmendurisë gjigante si kjo për Kanye West dhe Paul McCartney të The Beatles. Përsëritja e të njëtës shprehje, në fund të fundit.

Në të vërtetë debati lidhur me Take me to Church, është nëse ky konsum enorm është – kalkulim biznesi, apo nëse është rrjedhë e natyrshme e ecurisë së muzikës Pop. Gjë që duke qenë se gjithnjë i flet të rinjve ajo gjithnjë do të flet për të njëjtën, sepse e njëjta është hera e parë për çdo gjeneratë. (Sa i përket dyshimit në në dilemën lidhur me Take me to Church, kjo këngë mund të krahasohet me këngë të shumta të këtij lloji: heroik/stoik. Shembull mund të jetë kënga shumë e njohur “Hercules” e Aaron Neville).

përfundim

“staring at the sun, staring at the sea (ngulur sytë në diell, ngulur sytë në det)

Staring at the Sun, staring at the sea (ngulur sytë në diell, ngulur sytë në det)

Killing an Arab” (të vrasësh një arab)

Ky është refreni i këngës së The Cure në vitin 1980, Killing an Arab. Është shtjellim i novelës së Albert Kamy – I huaji, dhe po e njëjta përmbajtje e kësaj kënge është huazuar nga kjo novelë – nga mërzia një person vret një arab, pa asnjë motiv. Çka ka të bëjë kjo me “gee thanks just bought it (blerë flokët) e Ariana Grandes? Dhe çka ka të bëjë kjo me Dua Lipën? Dhe me Pop muzikën? Dhe me shpërfaqjen e vetëdijes sonë, që prej viteve tetëdhjetë (siç u cek në fillim të punimit) e deri më sot me Grande-në? Të qenit i mbyllur në qark të hiçit. Në të vërtetë këto japin mundësitë e muzikës, por edhe të shprehjes, asaj që njihet si unike, si që është çdo njeri. Brutaliteti i “killing an Arab” në të vërtetë është përdredhja dhe ironia e jetës, nën ankthin ekzistencial.

Po të njëjtin ankth ekzistencial e vuan edhe Ariana Grande në këngën “Seven Rings”, duke kënduar lehtë se “sapo i ka blerë floktë e saj”. Në të vërtetë në atë që ajo këndon është urrejtja e vetë asaj ndaj të qenit e vënë në automatizëm të përsëritjes së të njëjtës. Të pamundësisë së daljes jashtë saj, dhe të qenit e detyruar të jetoj jetë të panjohur për veten e saj. Të panjohur deri në shndërrim të natyrës së vete. Deri në “vrasje të arabit” nën automatizimin brenda një motivi të vetëm të jetës./KultPlus.com  

Të ngjajshme