Unë nuk kam nevojë…

1 Nëntor, 2018 - 9:00 pm

Nuk kam nevojë të jem këtu për të zbritur fjalët në gjuhën e veshit tënd, unë kam dëshirë të kuptohem e dëgjohem…

Nuk kam nevojë të të them e të të tregoj se jam dikush tjetër e sesi në përpjekjen time për të imituar dikënd të dështoj e të humb edhe veten, unë kam dëshirë të të tregoj se si jam unë në të vertëte, se si flas gjuhën e trupit e sesi fytyra më tradhëton kur dua të fsheh dicka…

Unë nuk kam nevojë të bëj gjërat se thuhen se janë të duhurat e të marr duartrokitje syve e në cepin e asaj salle drita-plot të gumëzhijë zilia, unë kam dëshirë të bëj atë që realisht më bën të ndihem mirë, atë pasion që unë e ndjek për një arsye pa patur nevojë për duartrokitje por me dëshirë për të të frymëzuar.

Nuk kam nevojë të urrej, as të vjell vrer e të bërtas me negativitet cdo grimë të ditës, unë kam dëshirë të të buzëqesh e të të them se nuk kam kohë të trishtohem. Nuk kam nevojë për kompromise e as dyfytyrësi sepse nuk jam e zonja t’i mbaj mbi shpinë e riskun e tyre zor se do e dëshiroja ta kisha pjesë të ditës, unë kam dëshirë të rri me ty, të flas me ty, të të dëgjoj e të gjej kohën ndoshta edhe të hesht në një përqafim.

– Des’aintila

Të ngjajshme