Furnizimi me energji solare në UNI

International College, institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë, 100% green me shfrytëzimin e energjisë të ripërtrishme për të gjitha kampuset UNI-Universum International College powered by Arizona State University është institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë i cili ka transformuar mjedisin e tij arsimor pas nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëzimin e energjisë të ripërtrishme në të gjitha kampuset e universitetit.

Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e UNI-it për të qenë nismëtar i arritjes së qëllimeve për Zhvillim të qëndrueshëm nga Kombet e Bashkuara (UN), duke pajisur kampuset me teknologji të energjisë efiçiente dhe të gjelbërt.

Furnizimi i energjisë nga dielli përmes paneleve është parë si zgjidhje për të reduktuar ndikimin negativ të ndotjës së mjedisit në kampuset  ku studentët e

UNI-Universum International College kalojnë shumicën e kohës së tyre si dhe një përparësi për të zvogëluar koston e përdorimit të burimeve tradicionale të energjisë, kështu duke u fokusuar në atë diellore, e cila qëndron si burim i përhershëm, afatgjatë dhe ndikon në pastërtinë e përgjithshme.

Ky projekt i  UNI-it dëshmon edhe një herë tjetër ndërgjegjjen e thellë të institucionit për impaktin e tij në përgjegjësinë publike, sidomos në atë të brezave të ardhshëm, në këtë rast të studentëve, duke i’u mundësuar atyre një hapësirë sa më të avancuar në procese të tilla inkurajuese.

Përdorimi i kësaj forme të furnizimit me energji është një shembull pozitiv dhe pozicionon UNI-Universum International College në rangun e universiteteve lidere në rajon, kështu duke u bërë frymëzim për gjeneratat e reja, në zhvillime inovative.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University,Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI nëFacebook dhe Instagram. / KultPlus.com

39 filma nga 25 vende të botës në edicionin e 11-të të Festivalit “DEA OPEN AIR”

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili do të zhvillohet në kryeqytet në datat 9-13 qershor 2024, do të vijojë traditën e ofrimit të programit të tij në katër seksione.

Në garë për çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë  përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në tre konkurrime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga tri juri profesionale.

Themeluesi i festivalit, Edmond Topi tha në konferencën për shtyp se “edicioni i 11-të tenton të ketë një risi të vetme përveç programit. Ne do t’i kthehemi Open Air në amfiteatrin e  Akademinë e Arteve, por do t’i rikthehemi edhe Sarandës”.

Drejtoresha artistike, Mirela Oktrova u shpreh se “është interesante se këtë vit ajo që kanë shqetësuar autorët janë sfidat e forta të njeriut dhe komunitetit qofshin sfida profesionale, ekzistenciale, kulturore e kështu me radhë, por edhe përballja me pandemitë apo të me përplasjet e kulturave”.

Në seksionin e filmit me metrazh të gjatë konkurrojnë filmat: “Djali i Diskos” (Disco Boy) – Giacomo Abbruzzese, Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023; “Dulçinja” (Dulcinea) – Artur Serra Araújo, Portugali 2023; “Qingji i nënës” (Mommy’s Lambie) – Umut Evirgen, Turqi 2023; “Kretsul” – Alexandra Likhacheva, Moldavi 2023; “Okarina” – Alban Zogjani, Shqipëri 2023; “Gripi” – Felix Schaefer, Gjermani 2021.

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë këtë vit nga: Frank Döhmann (kryetar – Gjermani), Chema González (anëtar – Spanjë), Ylli Pepo (anëtar – Shqipëri), Marco Morini (anëtar – Itali), Naser Shatrolli (anëtar – Kosovë) ndjek Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe akordon çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Në seksionin e filmit të shkurtër konkurojnë filmat: “4 stinët” (4 Seasons) – Bujar Alimani, Jonida Koçi, Shqipëri 2024; “Një fëmijë” (A child) – Bekim Guri, Kosovë 2021; “Poezi për fundin e verës” (A summer’s end poem) – Lam Can-zhao, Kinë 2024; “Bolour” – Helia Behrooz, Iran 2023; (Vezë” Eggs) – Shinyoo Kang, Koreja e Jugut 2023; “Lojë për fëmijë” (Kids game) – Bernabé Rico, Spanjë 2022; “Zakone të mira” (Le buone maniere) – Camillo Espozito, Itali 2021; “I vogël” (Little) – Meka Ribera, Álvaro G. Company, Spanjë 2023; “Marta” – Aleksandra Zhukova, Gjeorgji 2023; “Kryevepër” (Masterpiece) – Valentin Dielli, Serbi 2023; “Në mal” (On The Mountain) – Anya Raza, SHBA 2024; “Pura” – Carmen Méndez, Spanjë 2024; “Psherëtima të heshtura” (Silent Sighs) – Meryem Jabbour, Marok 2024; “Motrat” (Sisters) – Jordi Sanz Angrill, Spanjë 2023; “Ende këtu” (Still here) – John Graham, Kanada 2024; “Akuariumi” (The Aquarium) – Gianluca Zonta, Itali 2024; “Zemra e pelikanit” (The heart of pelican) – Elise Mc Leod, Francë 2023; “Vastago” – David Luque, Spanjë 2022; “Violinisti” (The violinist) – Saimir Bajo, Albania 2024.

Në seksionin e filmit studentor ofrohen filmat: “Sera” (Greenhouse) – Lira Keramari, Greqi 2023; “Rreth meje” (About me) – Maryam Tarami, Holandë 2023; “Larg lagjes së vjetër” (Chip off the old block) – Alina Serebryakova, Federata Ruse 2023; “Mikrobi” (Germ) – Lilyana Alexandrova, Bullgari 2023; “Turp” (Shame) – Sona Sahakyan, Armenia 2023; “Më pranë” (Closer) – Santiago Rivero, Letvia 2023; “Katja shkruan” (Katya writes) – Olga Gagarina, Federata Ruse 2023; “Bifteku” (The steak) – Kiarash Dadgar, Iran 2023; “Murmuritja e Melodisë” (Melody’s Murmur) – Fabio Barber, Spanjë 2023; “I pistë” (Dirty) – Iván Sitz, Spanjë 2023; “Zoom” – Emir Akarsllan, Turqi 2024.

Programet e filmit të shkurtër dhe studentor ndiqen nga juria e filmit të shkurtër dhe studentor, e përbërë nga: Ismail Kasumi (kryetar – Maqedoni e Veriut), Branka Bešević Gajić (anëtare – Kroaci), Blerdi Malushi (anëtar – Kosovë), e cila akordon çmimet: DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë dhe DEA për Filmin më të Mirë Studentor.

Nga këndvështrimi i kontributit të tyre shoqëror, filmat e ofruar vlerësohen edhe nga Juria e Medias, e cila këtë vit përbëhet nga: Alida Cenaj (kryetare), Anila Basha (anëtare) dhe Edi Oga (anëtare)  akordon Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër.

Paralelisht me çmimet e mësipërme, organizatorët e Festivalit Nërkombëtar të Filmit, DEA OPEN AIR akordojnë edhe dy çmime honorifike: DEAn e Mirënjohjes (Çmim karriere) dhe DEAn Homazh (Çmim përkujtimor), ndërkohë që bashkia Tiranë ndan Çmimin e Publiku të Tiranës, bazuar në vlerësimin e shikuesve të kryeqytetit.

DEA OPEN AIR ofron edhe filma jashtë konkurimit. Konkretisht, në edicionin e  njëmbëdhjetë të DEAs, në kuadrin e programit Cine KO, me fokus kinemanë kosovare, ofrohen filmat: “Shpia e Agës” (Aga’s House) – Lendita Zeqiraj, Kosovë 2019; “Një pranverë e paharruar në një fshat të harruar” (An unforgettable spring in a forgotten village) – Kushtrim Bekteshi, Kosovë 2019 dhe “Heroi” (Hero) – Luan Kryeziu, Kosovë 2014. / KultPlus.com

“US Travel Weekly”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian këtë verë

Ekspertët e industrisë thonë se turistët që udhëtojnë në Evropë nga SHBA-ja po i bëjnë gjërat ndryshe këtë verë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kostos dhe mënyrës sesi ata do i organizojnë pushimet e tyre evropiane, shkruan Nicole Edenedo në një artikull të botuar në revistën amerikane “US Travel Weekly”.

Sipas një raporti “Tendencat e vitit 2024” të publikuar nga “Instituti Ekonomik Mastercard”, turistët – pavarësisht nga të ardhurat – po fokusohen më shumë në “koston” e udhëtimit që planifikojnë të bëjnë jashtë vendit këtë verë, duke ndryshuar destinacionin ku zakonisht zgjedhin të vizitojnë, si dhe kur do të shkojnë dhe sa kohë do të qëndrojnë.

“Udhëtimi ‘i bazuar në çmim’ po ndodh globalisht, me udhëtarët që zgjedhin destinacione alternative që janë më të përballueshme për t’u vizituar si, në Azi, Amerikën Latine dhe Karaibe”, sipas raportit.

Kjo ka nxitur një rritje të kërkesës për të udhëtuar në vende si, Japonia dhe Argjentina dhe Republika Domenikane, destinacione ku çmimet e hoteleve janë më të ulëta dhe kostoja e përgjithshme i bën ato opsione tërheqëse dhe të përballueshme për adhuruesit e diellit dhe rërës.

Por, dëshira për t’i dhënë një rëndësi më të madhe kostos është veçanërisht e fortë në Evropë, ku çmimet mbeten më të larta se zakonisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe inflacionit.

Pa shenja të uljes së çmimeve në horizont, ekonomistët e “Mastercard” thanë se turistët kanë filluar të bëjnë zgjedhje të ndryshme në vende më pak të njohura, si Shqipëria.

Turistët po zgjedhin të vizitojnë destinacione që janë më të përballueshme në Evropë gjatë pikut të sezonit veror, me vende si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia – ndër ato me rritjen më të lartë të trafikut të fluturimeve që nga viti 2019.

“Linjat e fluturimeve drejt Shqipërisë janë dyfishuar, duke rritur numrin e turistëve nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023”, thuhet në raport.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e treta, pas Mynihut dhe Tokios, në listën e qyteteve kryesore në trend që turistët po rezervojnë fluturime për këtë verë midis qershorit dhe gushtit.  / KultPlus.com

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Gjermania ka njoftuar kontrolle shtesë përgjatë kufijve të saj në prag të Kampionatit Evropian të Futbollit 2024.

Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm UEFA, i njohur si Euro 2024.Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Çfarë thotë Ministria e Brendshme për kontrollet kufitare?

“Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, tha Faeser në një deklaratë. Ajo shtoi se qëllimi i këtyre kontrolleve do të ishte arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë. “Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, tha ajo.

Rreth 580 efektivë policie nga vende të tjera do t’u bashkohen organeve gjermane të zbatimit të ligjit për të kryer patrullime në qytetet pritëse, në stacione dhe në trena.

Ministria e Brendshme tha se do të vendosen kontrolle shtesë në kufijtë me Danimarkën, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Të pesë vendet janë shtete anëtare të BE-së pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se nuk ka kontrolle të rregullta kufitare midis vendeve dhe policia kryen vetëm kontrolle të rastësishme.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, kontrollet do të jenë “të zhdërvjellta dhe të përkohshme”.

Kontrolle të përkohshme kufitare në zonën Shengen

Kontrollet e përkohshme kufitare u vendosën në tetor përgjatë kufijve të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën për të luftuar kontrabandën dhe emigracionin e paligjshëm. Zvicra nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Shengen, që nga viti 2008.

Kontrollet u zgjatën deri në mes të dhjetorit. Kontrolle kufitare u zbatuan gjithashtu përgjatë kufirit jugor të Gjermanisë me Austrinë në 2015 dhe mbeten në fuqi./DW/ KultPlus.com

Rama në podkastin “Flasim”: Program për mbështetjen e rrjetit të bujtinave në zonat malore

Zhvillimi i turizmit malor është kthyer në një prioritet për qeverinë, e cila ka ndërtuar një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male.

Pikërisht kësaj teme i kushtohej edhe episodi 20, i sezonit 3, të Podkastit “Flasim”, “Zonjat “nga dy maja”, ku të ftuar të Kryeministrit Edi Rama ishin Fatmira dhe Arjola, të cilat kanë hapur bujtina respektivisht në Gur të Bardhë të Matit dhe në Nivicë, në malësinë e Labërisë.

Kryeministri theksoi se këto janë dy histori që deri para disa vitesh do të dukeshin të paimagjinueshme dhe sot janë dy histori suksesi aty ku nuk kishte shans që të artikuloje fjalën sukses.

Rama bëri të ditur se qeveria po finalizon një program për mbështetjen e rrjetit të bujtinave në male.

“Ne kemi një program që do ta quajmë ‘Paketa e maleve’, apo ”Fjetorja e maleve’, nuk e dimë akoma por do të bëjmë një mbështetje të rëndësishme. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se do të lehtësohet edhe çështja e dokumentacionit të tokave, pasi sipas tij, “në shumë zona nuk është bërë ndarja me ligjin 7501”.

“Për sa i përket Shqipërisë në këtë fazë që ka hyrë, kush kthehet nga emigrimi dhe bën këtë që keni bërë ju i del shumë më mirë llogaria me letra në dorë. Ju e dini mirë që pagat në pamje të parë në emigrim janë më të mira, por kur bën llogari çfarë të vjen prapa pagës, taksat, qiraja, transporti etj, në fund është tjetër gjë, ndërkohë që këtu ke mundësi të punosh për vete dhe bujtinën tënde në këto vende të mrekullueshme”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri theksoi se pagat e specialistëve në shumë fabrika këtu variojnë nga 1 mijë euro deri në 2500 euro, ndërkohë që taksat këtu janë më të ulëta. /atsh/KultPlus.com

Robert Schumann, poeti i shndërruar në një kompozitor të shquar të romantizmit gjerman

Mes ndikimit letrar të të atit, August Schumann, romancier dhe një përkthyes i vlerësuar, njëherash zotërues i një biblioteke të pasur; dhe nënës, e cila kishte prirje të forta për muzikën, duket se Robert Schuman-i do të zgjidhte përfundimisht ëndrrën e udhërrëfyer prej së ëmës, mizikën, por pa mundur të heq dorë përfundimisht nga pena.

Në moshën 7- vjeçare, Roberti mori orën e parë të mësimit për piano, shkroi kompozime të shkurtra, por edhe hartime, poezi dhe fragmente romanesh. Në atë masë që ishte rrënjësor shkollimi bazë i Schumann-it – ai mësoi latinisht, greqisht, frëngjisht dhe konsiderohej si talent i veçantë për gjuhët – në atë masë mbeti amatoresk shkollimi i tij muzikor. Shpejt ai arriti të luajë piano më mirë se mësuesi i tij dhe prandaj e vazhdoi si autodidakt mësimin e pianos për tu bërë më pas një nga kompozitorët më të mëdhenj të romantizmit gjerman.

Ai lindin më 8 qershor 1810. Ka lënë një galeri të pasuri krijimtarie, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.

Një fund aspak dinjitoz, por gjithsesi me pritshmëri për shkak të balancave të humbura psikike, shënoi shuarjen graduale të këtij ylli të muzikës, njeriut të ndjenjave delikate dhe dhe shpërthimeve të hovshme krijuese.
Shenjat e depresioneve dhe të manive te Robert Schumann-i do ta sëmbonin gjatë kompozitori. Shpesh ai rrinte gjithë natën zgjuar dhe ankohej se në kokë i buçitnin pjesë të tëra orkestrale. Megjithatë, në katër vjetët e tij në Dyseldorf ai shkroi një të tretën e gjithë veprës së tij: midis të tjerash, Koncertin sot të famshëm në botë për Violonçel, Koncertin për Violinë, Meshën op.47 dhe “Rekuiem”-in.

Pas kësaj edhe një rreze tjetër drite. Johannes Brahms-i i viziton Schumann-ët në Dyseldorf. Roberti entuziazmohet nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugën për karrierën muzikore.
Por Schumanni kalon gjithnjë e më tepër në një gjendje problemesh mendore. 

Më 27 shkurt 1854, në një moment kur nuk e pa njeri, ai doli nga shtëpia. Është e Hëna e Karnavaleve, gjithë Rajoni i Rinit feston karnavalet. Askujt nuk i bie në sy burri, i cili ecën drejt Rinit, ngjitet mbi kangjella dhe hidhet në lumë. Schumann-in e shpëtojnë, por dy vitet e mëpasme të fundit të jetës ai i kalon në një spital në Bonn. /albertvataj/ KultPlus.com

Sot mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Parada e Krenarisë mbahet sot në Kosovë nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”. 

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe gjatë javës janë mbajtur aktivitete të ndryshme. 

“Sllogani ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ është kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën tonë të krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi. Ekzistenca jonë është në paradën tonë të përditshme, në defileun tonë në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë. Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar”, thuhet në një komunikatë të organizatave që organizojnë javën e cila shërben si demonstrim për barazi te komunitetet LGBTIQ+.

Ky është edicioni i tetë i Javës së Krenarisë në Kosovë.

“Për neve, ta organizojmë Javën e Krenarisë në Kosovë nuk nënkupton vetëm festë: Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi, për gjithëpërfshirje, për të frymuar e për të qenë vetja në një vend ku të marrësh frymë nuk është e lehtë për asnjë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. / KultPlus.com

Banorët e komunës zvicerane votojnë për të tretën herë kundër natyralizimit të çiftit kosovar

Banorët e Uttwil-it kanë refuzuar edhe një herë natyralizimin e një çifti nga Kosova. Qeveria Komunale kishte rekomanduar aplikimin për pranim.

Në komunën e Uttwil-it, Kantoni Thurga një çift kosovar ka 17 vite që po lufton për të fituar nënshtetësinë zvicerane. Banorët e Uttwil-it, në “Asamblenë qytetare” (institucion i demokracisë direkte, tipike zvicerane, që ruhet në disa konmuna rurale, ku votojnë të gjithë qytetarët e moshës madhore) kanë votuar tashmë tre herë lidhur me kërkesën e çiftit për natyralizim, transmeton albinfo.ch. Dhe, ajo kërkesë është refuzuar tre herë – së pari në vitin 2013 dhe së fundmi disa ditë më parë.

Kryetarja e ekzekutivit, Caroline Kürzi-Schmid ka kërkuar të paraqiten arsye objektive për refuzimin. Çifti qe akuzuar më pas se nuk ishte integruar mjaftueshëm në jetën e fshatit. Në tubimin e fundit të asamblesë, çifti është akuzuar për moskuptim të demokracisë.

Mbetet e paqartë nëse çifti tani do të heqë dorë. Ata nuk kanë komentuar planet e tyre të mëtejshme.

Megjithatë, çifti kosovar ka në krah shumicën e ekzekutivit të Komunës së Uttwil-it. Komuna kohët e fundit kishte rekomanduar shprehimisht aplikimin e natyralizimit për pranim. Ajo thekson sot: Nuk ka më asnjë arsye për të refuzuar natyralizimin e çiftit. Ndryshe nga pretendimet e rreme në të kaluarën, familja në fjalë nuk ka as borxhe.

Për këtë arsye Gjykata Administrative kishte rrëzuar vendimin kundër natyralizimit në verën e vitit 2022. Ajo e ktheu rastin përsëri në komunë për rishqyrtim. Javën e kaluar qytetarët u detyruan të përballeshin me aplikimin për të tretën herë.

Në fund të fundit, ishte vetëm një çështje: ajo nëse çifti ishte mjaftueshëm i integruar shoqëror, përcjell albinfo.ch. Kjo u refuzua nga shumica e pjesëmarrësve në tubim. Çifti është i përfshirë në famullinë lokale dhe në aktivitete të tjera në fshat.

Çifti nuk dëshiron të heqin dorë nga të drejtat e veta.

Sipas gazetës Thurgauer Zeitung, ata e kishin shpjeguar këtë në një fletëpalosje katër vjet më parë: “Ne kemi paguar për procesin e natyralizimit dhe kemi bërë shumë përpjekje për të ofruar dëshmi të integrimit tonë shoqëror, pastaj të rrethanave tona ekonomike dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, për aftësitë tona gjuhësore. Prandaj, vështirë se mund të pritet që të heqim dorë nga të drejtat tona”. / KultPlus.com

97 vjet nga lindja e kompozitorit Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare, shkruan KultPlus.

Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës.

Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

Ai ishte i njohur për kompozimet e tij, sikurse “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike”, Poema vokale” etj, derisa ishte dekoruar edhe me “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Vdiq në Romë, më 15 gusht 1997. /KultPlus.com

Himni për lumturinë i Henry Millerit

Shkruan: Enrico Franceschini

Për ata që e censuronin ishte “një pus i zi”. Por përtej skenave erotike, romani parizien i shkrimtarit amerikan ishte një himn për lumturinë, atë të të shkruarit dhe jetuarit. Edhe pa asnjë dyshkë në xhep.

“Nuk kam para, as burime, as shpresa. Jam njeriu më i lumtur në botë”. Do të mjaftonte kjo frazë për të më bërë të rilexoja Tropikun e Gaforres, romanin e mallkuar me të cilin Henry Milleri zbuloi talentin e tij. Ta lexosh në një kohë kur shumë njerëz gjenden pa para, burime dhe shpresa, mund të të japë pakëz optimizëm më shumë për të përballuar pandeminë që ka tronditur ekzistencën tonë. Por nuk është e vetmja arsye e mirë, për t’u zhytur në kryeveprën e shkrimtarit amerikan.

Arsyen më të rëndësishme e shpjegonte më mirë nga të gjithë George Orwell në hyrjen e romanit, botuar për herë të parë në vitin 1934 dhe si pasojë, nënshtruar shumë censurave: “Lexoni pesë faqe, më tej dhjetë faqe, dhe do të ndjeni lehtësimin e veçantë jo aq shumë që e kuptoni, por që jeni të kuptuar. Ky njeri di gjithçka për mua, e ka shkruar këtë posaçërisht për mua”. Samuel Beckett e quajti “një ngjarje madhështore në historinë e letrave moderne”. Michael Musmanno, president i Gjykatës së Lartë të Pensilvanisë, pas një prej proceseve të shumta për vepra të turpshme, dha një gjykim pakëz të ndryshëm: “Nuk është një libër. Eshtë një pus i zi, një gjiriz në qiell të hapur, një pus që qelbet erë. Një tërësi e gjithçkaje që e ka vendin në koshin e plehërave të deprivimeve njerëzore”.

Duhet pranuar se Tropiku i Gaforres nuk është një roman tradicional. E sugjeron vetë epigrafi që ka zgjedhur autori, i marrë nga Ralph Waldo Emerson: “E më pas, pak e nga pak, romanet ua lanë vendin ditarëve, biografive; librave imponues, mjafton që kush i shkruan të dijë të zgjedhë mes atyre që i quan eksperiencat e veta, atë që me të vërtetë është ekspepriencë dhe mënyrën për të rrëfyer realisht të vërtetën”. Miller e shkruajti në vitin 1933, kur ishte 42 vjeç dhe jetonte në Paris. Eshtë historia e një grupi emigrantësh amerikanë dhe të kombësive të tjera, një bandë dështakësh, ëndërrimtarësh, të marrësh, të interesuar për artin në të gjitha format e veta dhe seksit të pastër në të gjitha format e veta, gjithmonë pa asnjë dyshkë në xhep, në kërkim të një vendi për të fjetur dhe një vakti për të ngrënë. E megjithatë, ose pikërisht prej kësaj, është një himn për jetën, një karusel i gëzueshëm, i shpenguar mes prostitutash, princesash të rëna vakti, të dehurish. Dhe është leksioni se për të shkruar nuk ka nevojë të kesh përreth kritikë, botues, sallone letrare: mjafton të duash ta bësh dhe ta bësh.

Për një kohë të gjatë i ndaluar në SHBA si pornografik, në të vërtetë Tropiku i Gaforres nuk është as romani i një maniaku pas erosit. Faqet e tij më të bukura nuk tregojnë takime seksuale, por shëtitje pariziene. “Të kënaqesh në “Parisin e kohëve të bukura të shkuara, kur ishim shumë të varfër dhe shumë të lumtur”, siç e thoshte Hemingway, natyrisht që është shndërruar në një klishe, siç e thotë Woody Allen në filmin e tij dedikuar këtij argumenti.

Rrjedha e ndërgjegjes së Millerit është një autobiografi e drejtpërdrejtë, ditari intim i një të huaji që do të mbetej për një kohë të gjatë në skaje dhe vetëm në moshë të thyer, do të gjente famën, paratë, suksesin. Demonstrimi se mund të jemi vitalë dhe të lumtur, siç e thotë shprehja, edhe kur kemi pak ose aspak.

Henry Miller ka shkruajtur shumë libra të tjerë: “Tropiku u Bricjapit”, “Sexus, Plexus dhe Nexus”, “Pranvera e zezë”, “Makth me ajër të kondicionuar”, sa për të kujtuar veprat më të famshme. Pasi u kthye në atdhe dhe u vendos në Big Sur, në Kaliforni, ai ishte pararendësi i Beat Generation dhe frymëzues i rebelëve të brezave të mëvonshëm. “Duhej t’ia jepnin atij Nobelin, jo mua”, u përgjigj Isaac Bashevis Singer kur e pyetën se çfarë mendonte për bashkëkohësin e tij, Henry Miller. Shumë vite më vonë, nuk jam dakord. Jo vetëm sepse sot preferoj shumë më tepër Singerin. Disa pjesë të Tropikut, në të cilat Milleri bën filozofi si një guru oriental, janë pjekur keq. Por pjesët më të mira vlejnë sa i gjithë vëllimi. Që në fund të fundit – ashtu si Uliksi i James Joyce – mund të lexohet edhe çrregullt, pa i shkuar nga fillimi në fund, duke kapërcyer edhe faqe.

Mbetet për mua libri që të ndryshon jetën. Më shtyu të shkoj në Paris (me autostop), për të thithur ajrin e tij dhe vizituar Muzeun e Impresionistëve me stomakun bosh, siç do të kish bërë ai: sepse vetëm kështu, thoshte, e kupton madhështinë. Më tej më shtyu të rrugëtoja nga Parisi për në Neë York, duke bërë rrugëtimin e kundërt, nga Evropa në Amerikë, ku u përpoqa edhe ta takoj në vitin 1979, një vit para se të ndërronte jetë. “Eshtë tejet i moshuar dhe i lodhur, lëre më mirë”, më thanë fqinjët. Përfundova duke takuar Charles Bukoëskin dhe fola me të për Millerin. Më tej, Bukoëski do të më shtynte të zbuloja “Pyet pluhurin”, të John Fante. Të tre këta përbëjnë idenë time romantike mbi shkrimtarin: një njeri i vetmuar, i mbyllur në një dhomë, që shtyp me makinë shkrimi, indiferent ndaj gjithçkaje. Nëse shkrimi të bën të lumtur, për çfarë tjetër mund të kesh nevojë? Ky është leksioni i Henry Millerit. Lexojeni dhe në fund do të mund të thoni edhe ju, me një batutë që ngjan heminguejiane, por që në finalen e Casablanca-s, Humphrey Bogart ia thotë Ingrid Bergmanit: “Do të kemi gjithmonë Parisin”. Parisin e Tropikut të Gaforres. / Il Venerdi / KultPlus.com

Intelektualja shqiptare

Poezi nga Petraq Kolevica

O grua intelektuale shqiptare!
Sa himne mund të thuren për ty!
Poezia, piktura, muzika, simfonia,
nuk t’i këndojnë dot ato vetija
ty, që lexon e mëson duke larë e
shpëlarë, duke të qarë fëmia.
Ty, që jep provime, mbron tema,
doktorata, me orë të ngrëna nga nata.
Shpesh je shtrënguar librin ta mbash në
dorë, gjellën duke trazuar.
Mbete duke nxituar për të shkuar 
në punë, në Institut, në zyrë.
Herët zgjohesh po kohë s’ke, kur krihesh,
të shihesh në pasqyrë.
Nxiton të kthehesh në shtëpi, po rrugës
ndal e ble ç’arrin të gjesh.
Shpesh, tok me çantën lustrafin, mban
edhe rrjetën me presh…
Pa vimë ne pastaj, burrat e martuar,
të shkolluar,
kërkojmë këmishë të kollarisur,
kostum të varur në kremastar,
shaminë të hekurosur, palosur, vendosur në sirtar.
Po, kur s’i gjejmë kështu,
i varim buzët të inatosur dhe prej asaj
buze lëshojmë romuze.
Ti dëgjon e shkon kokulur e mbyllesh në banjë e qan
dhe para se të dalësh fytyrën lan, që të mos kuptohesh.
Ti kur të gjitha i mbaron, natën vonë, gjen qetësinë.
Ulesh në tavolinë e lexon, studion e shkruan referate
dhe veten e ndjen fajtore, kur ndonjë nate,
këputur nga lodhja, të mbërthen gjumi në divan…

Vjeshtë, 1980 /KultPlus.com

Andy Warhol vjen në Shqipëri, ikona e Pop-art amerikan me 39 vepra në Galerinë e Artit të Tiranës

Në qendër të kësaj ekspozitë është “Shot Sage Blue Marilyn”, portreti me famë botërore i Marilyn Monroe, është bërë pjesa më e shtrenjtë e artit të shekullit të 20-të.

Këto vepra, pjesë të një koleksioni privat I japin mundësinë publikut të shohë nga afër këto vepra të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të

Këto vepra do t’i prezantohen publikut në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, deri më 5 gusht.

Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan të shekullit XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.

Një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pop, ai konsiderohet si një nga artistët më të rëndësishëm amerikanë të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Veprat e tij eksplorojnë marrëdhënien midis shprehjes artistike, reklamës dhe kulturës së të famshmëve që lulëzoi në vitet 1960 dhe përfshin një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë pikturën, fotografinë, filmin dhe skulpturën. Disa nga veprat e tij më të njohura përfshijnë Campbell’s Soup Cans (1962) dhe Marilyn Diptych (1962), filmat eksperimentalë Empire (1964) dhe Chelsea Girls (1966)./TopChannel/KultPlus.com

‘Kaçurrelat e tu’, kënga për dashurinë e humbur që u kompozua në qelitë e burgut të Burrelit

Disa tinguj të lehtë, me një melodi melankolike, nisin të thyejnë ngadalë heshtjen nëpër qelitë e burgut të Burrelit, një natë pranvere të vitit 1956. Ishte zëri i Gac Çunit, djali shkodran që po jetonte ditët e fundit të jetës së tij, në qelinë e burgut të Burrelit.

Kënga nisi të ngjallë shpirtrat e burgosur të atyre njerëzve, që po vuanin pa faj nëpër qelitë e atij burgu. Ishte kënga e fundit, melodia e fundit e djalit 20-vjeçar. I kushtohej dashurisë së tij të humbur, vajzës shkodrane me kaçurrela, që kishte mbetur imazh i largët për zemrën e djalit të burgosur. Kaçurrelat e vajzës së bukur që kishte qenë dashuria e tij platonike, që do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij, si një hije që endej nëpër rrugicat e bukura të qytetit, atje ku Gaci kishte jetuar ato pak vite rinie, i lirë.

Natyra t’fali, bardh – o si bora,
Unë përmbas tejet, jetën e bora;
Oh! Se dy sytë m’i kanë verbue,
M’i kanë verbue moj kaçurrelat
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu!

M’i ke faqet, t’kuq – o si gjaku,
Se me ty vashë m’ka xan maraku;
Oh! Se marakun ma kanë shtue
Ma kanë shtue moj kaçurrelat,
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu!

Përmes vuajtjeve që i sillte tuberkulozi, kur villte gjak e rënkonte papushim nga dhimbja, ai kompozoi aty nëpër qeli, këngën për dashurinë e humbur “Kaçurrelat e tu”. E këndoi menjëherë, duke e ndarë me bashkëvuajtësit e tij brengën për dashurinë e tij të humbur. Ishte mësues dhe kompozitor i talentuar i brezit të tij.

Gac Çunilindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit, punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur dhe se kishte komunikuar dhe ndihmuar dajën e tij, që ishte asokohe i arratisur si antikomunist, në malet e Dukagjinit.

Akuzohej gjithashtu, se kishte pasur lidhje me një klerik patriot, si Pader Çiril Cani, kur ai ishte me shërbim në Koplik, atje ku Gaci kishte qenë mësues.

Në akuzën e sigurimit të shtetit, thuhej se Gac Çuni nuk e kishte dashur komunizmin. …Se i kishte shkruar një letër dajës së tij në malet e Dukagjinit dhe e kishte ndihmuar atë, me ushqim e rroba për të mbijetuar nëpë ato male.

Gac Çuni dha shpirt në burgun e Burrelit, përmes dhimbjes së papërshkrueshme nga sëmundja e rëndë e tuberkulozit, për të cilën autoritetet e burgut, ndaluan ndihmën mjekësore. Dha shpirt, ashtu i drobitur nga sëmundja e rëndë, larg familjes e shoqërisë, larg “kaçurrelave të saj”./kujto.al/ KultPlus.com

Kroçera “Vasco Da Gama” me 1100 turistë vizitoi Sarandën

Gjatë ditës së sotme kroçera “Vasco Da Gama” e kompanisë “Nicko Cruises” vizitoi për herë të parë për këtë sezon turistik portin e Sarandës.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në bordin e kroçerës ndodheshin 1100 turistë të kombësive të ndryshme, ku numrin më të lartë e zënë gjermanët dhe maltezët”.

Kroçera “Vasco Da Gama” ka një gjatësi prej 219 metrash, gjerësi 28 metra dhe lartësi prej 40 metrash. Në kroçerë ka 10 restorante të ndryshme, 5 bare, qendër SPA, palestër, librari, dyqane etj.”.

Turistët u organizuan në grupe dhe u nisën për të vizituar Butrintin, Sarandën dhe  Gjirokastrën./KultPlus.com

44 vjet nga vdekja e ikonës së letërsisë, Henry Miller

Henry Miller, figura e njohur për shkrimet e tij të ndryshme dhe provokuese, sot ka përvjetorin e vdekjes.

Henry Miller, i lindur më 26 dhjetor 1891, ishte një autor amerikan i njohur për vëllimet e tij të pasura me emocione dhe përshkrime të thella psikologjike. Ai fitoi njohje botërore për veprat e tij të shkruara gjatë shekullit të 20-të, duke bërë një ndikim të thellë në letërsinë moderne.

Në fillim të karrierës së tij, Miller u përball me kritika dhe kontroversa për përmbajtjen e shkrimeve të tij, të cilat shkelën normat tradicionale të moralit dhe tabut. Megjithatë, ai arriti të shfaqte një vëllim të jashtëzakonshëm të shpirtit njerëzor dhe një aftësi të rrallë për të kapur thelbin e jetës.

Veprat e tij më të njohura, si “Tropic of Cancer” dhe “Tropic of Capricorn”, u bënë klasika të letërsisë moderne. Miller u bë një simbol i lirive të artit dhe shprehjes individuale, duke përbuzur konventat shoqërore dhe duke eksploruar lirisht temat e erotikës, vetërefleksionit dhe eksperiencave njerëzore.

Për shumë lexues, Henry Miller mbetet një inspirim dhe një personazh i vlerësuar për ndryshimin e qasjes ndaj letërsisë. Për të, letërsia ishte një mjet i fuqishëm për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tij. Ai jo vetëm që shkruante për jetën, por ai e jetonte atë në çdo fjalë dhe shprehje.

Edhe pse ai nuk është më në mesin tonë fizikisht, shkrimet e tij vazhdojnë të jetojnë dhe të frymëzojnë brezat e ardhshëm të shkrimtarëve dhe lexuesve.  / KultPlus.com

Kryeveprat letrare, të urryera nga shkrimtarët e mëdhenj

Përgatiti: Armin Tirana

Nuk është e lehtë të thuash se diçka nuk na pëlqen kur të gjithë e pëlqejnë. Rreziku është se mos akuzohemi se nuk kuptojmë apo deri për mendjemadhësi: si guxon ta shprehësh opinionin tënd mjeran kur është e qartë se do të përplaset me murin e përjetësisë që mbron kryeveprat? Dhe, mbi të gjitha, kush guxon se je? Në Literary Hub, Emily Temple ka hartuar një prej listave të saj fantastike. Ka listuar 14 kryeveprat më të urryera nga kush që në fakt kishte plotësisht të drejtën për t’u shprehur: gjenitë e padiskuteshëm të letërisisë.

Kryeveprat: shpesh shfaqen menjëherë, nganjëherë kalojnë pa u vënë re për një farë kohe, të tjera e kalojnë provimin e elitës, por jo të masës. Gjithsesi, herë a vonë, zbulohen dhe forcohen mbi piedestalin e tyre dhe qëndrojnë aty, të palëvizur. Do të jetë edhe për këtë, pasi nuk ka asnjë rrezik për t’i gërvishtur, se do të ishte e bukur që herëpashere të bëhej ushtrimi i vëzhgimit me shikimin e paturpshëm e shkrimtarëve të renditur këtu, duke u stërvitur për të zvilluar një mendim kritik më kurajoz. Por fjalët e këtyre autorëve na kujtojnë edhe sa është e rëndësishme të mos kihet frikë për të gjykuar bashkëkohësit tanë dhe shprehur pa frikë opinionet tona. Më e keqja që mund të na ndodhë? Nëqoftëse do të bëhemi gjeni, Emily Temple do të na fusë në ndonjë prej listave të saj. Në rast të kundërt, askush nuk do të kujtohet.

Virginia Woolf, Uliksi

Kështu shprehet shkrimtarja më e madhe e të gjitha kohërave kur vjen puna për kryeveprën e James Joyce: «Më është dukur një libër i pakulturuar, i trashë. Libri i një punëtori autodidakt dhe të gjithë e dimë sesa mund të jenë stresues, egocentrikë, këmbëngulës, të jashtëzakonshëm dhe, në analizë të fundit, të shpifur».

Dorothy Parker, Winnie the Pooh

Në kolumnen e saj të 20 tetorit 1928 tek New Yorker, Parker përcjell dialogë të tërë nga libri i A. A. Milne, duke ju përqeshur personazhet dhe të folmen e tyre.

Charlotte Brontë, Krenari dhe paragjykim, Ema

Brontë e kishte për vdekje me Jane Austen dhe i kritikoi si Krenari e paragjykim, ashtu edhe Emën. Në vitin 1848 i shkruante e dëshpëruar G.H. Lewes: «Pse ju pëlqen kaq shumë Mis Austen? Gjëja më le vërtet pafjalë».

Mark Twain, Krenari dhe paragjykim

Duhet thënë se e kishte me të edhe Mark Twain: «Nuk kam asnjë të drejtë t’i kritikoj librat, e bëj vetëm kur i urrej. Shpesh kam dëshirë të kritikoj Jane Austen, por librat e saj më tërbojnë aq shumë, sa që nuk arrij as ta kamufloj tërbimin dhe kështu që e lë fare më përpara akoma sesa të filloj».

Aldous Huxley, Në rrugë

Duke folur pë klasikun e shkruar nga Jack Kerouac, autori i një prej kryeveprave më të mëdha të fantashkencës (Bota e re) fiton çmimin për shprehjen më lezetshme: «Pak më vonë kam filluar të mërzitem. Dua të them, rruga më është dukur tmerrësisht e gjatë».

Katherine Mansfield, Shtëpia Howard

Në vitin 1917, e mbrojtur nga faqet e ditarit të saj, Mansfield ia lejon vetes që ta kritikojë librin e E. M. Forster nëpërmjet përdorjes së një metafore të veçantë. «Nuk arrin të shkojë më tej, kufizohet duke ringrohur çajnikun. Është shumë i zoti në këtë. Dëgjoje këtë çajnik: A nuk është i ngrohur shkëlqyeshëm? Po, por nuk do të ketë asnjë çaj».

Martin Amis, Don Kishoti

Sipas Amis, leximi i kryeveprës së Miguel Cervantes mund të krahasohet me një vizitë të papërcaktuar të «kushëririt më tw pamundur të moshuar, me të gjitha difektet e tij, zakonet e pështira, remineshencat e pandalshme dhe shokët e tmerrshëm të fëmijërisë».

David Foster Wallace, American Psycho

Në një intervistë me Larry McCaffery të botuar në revistën Review of Contemporary Fiction në vitin 1993, Wallace kapet keq me Ellis: «Për pak e nxjerr në plan të dytë në mënyrë të pacipë sadizmin e publikut, por në fund është e qartë se objekti i vërtetë i sadizmit është vetë lexuesi». Kur intervistuesi e mbron, ai i përvishet më keq: «Po demonstron pikërisht llojin e cinizmit që u mundëson lexuesve të manipulohen nga të shkruarit e keq». Është fillimi i një debati letrar midis të dyve që ka vazhduar edhe pas vdekjes së Wallace.

Elizabeth Bishop, Seymour – Një hyrje

Bishop nuk ia përton ta thotë: «E kam urryer historinë e Salinger», shkruan në një letër. «Më janë dashur ditë ta lexoj dhe më është dashur ta bëj me maturi, nga një faqe, nga një faqe, duke u skuqur nga sikleti për secilën prej shprehjeve të tij qesharake».

Mary McCarthy, Franny dhe Zooey

Vështirë të mos e çmosh këtë kryeveprën tjetër e Salinger. Megjithatë, dikush ia ka arritur. Kështu, McCarthy, që i kritikon praktikisht çdo gjë dhe nuk arrin të përtypë as vetëvrasjen finale: «Pse vret veten Seymour? (…) Ndoshta sepse ka gënjyer, ndoshta autori i tij ka gënjyer, gjithçka ishte e tmerrshme, bile edhe ai ishte mashtrim?».

H.L. Mencken, Gatsby i madh Gatsby

Debuton kështu në reçensionin e tij për romanin e mrekullueshëm të F. S. Fitzgerald në Chicago Sunday Tribune e vitit 1925: «Në formë, libri i ri i Fitzgerald nuk është asgjë më shumë se një anekdotë e glorifikuar. (…) Natyrisht, kjo histori është e parëndësishme».

Vladimir Nabokov, Doktor Zhivago, Vëllezërit Karamazov, Krim dhe ndëshkim, Finnegans Wake

Por urryesi më i flaktë dhe më i zellshëm i të gjithëve është i madhi Nabokov: jepini një klasik dhe ai do t’ua çmontojë copa copa. Pasternakut i lavdëron poezinë, por i kritikon prozën: Doktor Zhivago nuk i pëlqen aspak (një roman me një banalitet provincial), konsideron si librat më të rëndësishëm të Dostoevskij veprat e tij më të këqija (të mërzitshme, konfuze), dhe shprehet lidhur me eksperimentin e Joyce me këtë shprehje, që në vetvete është kryevepër: «E urrej Finnegans Wake, në të cilën rritja kanceroze e indeve të fjalëve fantastike nuk arrin pikërisht që të ngjallë harenë e tmerrshme e folklorit dhe alegorinë e lehtë, tejet të lehtë». /KultPlus.com

Pianistja Lule Elezi me koncert recital për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Të hënën, më 10 qershor, për nder të Lidhjes së Prizrenit, në Kino Lumbardhi në Prizren do të mbahet koncert recital nga pianistja e njohur Lule Elezi, nën shoqërimin e Orkestrës së Harqeve të Tiranës dhe dirigjent Oleg Arapi, përcjell KultPlus.

Në vijim gjeni njoftimin e Elezit:

Koncert festiv për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ndjehem shumë e lumtur dhe e përmbushur, me plot emocione që në qytetin e fëmijërisë sime, në Prizrenin e bukur do të mbaj koncert recital, si soliste në piano në shoqërimin e mrekullueshëm të Orkestrës së Harqeve të Tiranës, nën dirigjimin e Maestro Oleg Arapi.Ju mirëpresim në Kino Lumbardhi në Prizren, të hënën me 10 qershor, në ora 20:00.

Përndryshe, Lule Elezi është një ndër pianistet më të suksesshme të Kosovës e cila është prezantuar me koncerte solistike edhe në shtete të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. /KultPlus.com

Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike sportive

Prishtina do të jetë kryeqendër ballkanike e sportit më 2030. Lojërat Olimpike Mesdhetare, të drejtën për organizimin e të cilën Kryeqyteti e fitoi vjet, e garanton këtë status. Kjo e ka bërë të domosdoshëm përshpejtimin e planeve për Kampusin e Sporteve, që merr formën dhe titullin e Fshatit Olimpik.

Në 60 hektarë, hapësirat sportive, ato administrative e afariste dhe akomodimi, janë ndarë në tre shirita që mes vete komunikojnë përmes lëvizjes në këmbë dhe me biçikletë mbi tokë, ndërkaq nëntokë janë parkingjet për makina.

Salla të sporteve të ndryshme, stadiumi qendror dhe fusha të tjera ndihmëse janë të vendosura në qendër të këtij projekti të madh. Në njërën anë janë hapësirat rezidenciale për sportistët dhe në anën tjetër hapësirat administrative, në të cilat mund të vendosen federatat sportive dhe ato afariste, që i japin gjallëri gjithë zonës.

“Shumë përtej Lojërave Olimpike, ky kompleks sportiv i jep Prishtinës, qytetit tonë të dashur, dimensionin e munguar të një qyteti të rëndësishëm sportiv në Ballkan. Prishtina e së ardhmes – kryeqytetit i sportit, është përcaktim i Kryeqytetit” – tha kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama./KultPlus.com

‘Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka’

Orhan Pamuk është një prej shkrimtarëve më të njohur turk. Ai është fitues i çmimit Nobel për Letërsi në  vitin 2006, shkruan KultPlus.

Veprat e tij të cilat u përkthyen në shumë gjuhë të botës përfshijnë librat si ‘Unë jam e kuqja’, ‘Flokëkuqja’, ‘Bora’,’Muzeu i Pafajësisë’, ‘Stambolli: Kujtimet dhe qyteti’, ‘Jeta e re’ , ‘Xhevdet beu dhe të bijtë’, ‘libri i zi’ e shumë të tjerë.

E për shumë lexues, kryevepra e tij është ‘Muzeu i pafajësisë’. Ky roman tregon obsesionin e një burri të pasur të quajtur Kemal, fejesa e të cilit dhe marrëdhënia e tij me familjen prishen pas një afere pasionante me një grua të quajtur Fusun. Kemali shpenzon vite duke u përpjekur të rindezë romancën e tij me Fusunin tashmë të martuar dhe në mënyrë të detyrueshme mbledh një koleksion objektesh që ia sjellin në mend atë.

‘Muzeu i Pafajësisë’ ka edhe muzeun me të njëjtin emër, e që ndodhet në Stamboll, ku vizitorët mund t’i shohin të ekspozuara të gjitha objektet e përmendura në libër.

 poshtë KultPlus ua sjell një fragment nga ky roman:

Dashuri, guxim, modernizëm

Një mbrëmje, kur shkuam në Fuaje, Sibeli më dhuroi parfumin Spleen që e kishte blerë në Paris dhe që unë po jua paraqes këtu. Ndonëse nuk më pëlqente të përdorja parfume, një ditë e vura në rrëzë të qafës. Fysuni e ndieu kur bëmë dashuri.

– Zonjusha Sibel ta ka dhënë këtë parfum?

– Jo, e kam blerë vetë.

– Që t’i pëlqejë zonjushës Sibel?

 – Jo, shpirt, që të të pëlqejë ty.

– Ti, sigurisht, bën dashuri me zonjushën Sibel, apo jo?

-Jo.

– Mos më gënje, të lutem, – tha Fysuni.

Në fytyrën e mbuluar nga djersët, iu shfaq një lloj ankthi. – Do ta pranoj natyrshëm. Sigurisht që bën dashuri edhe me të?

E nguli vështrimin mbi sytë e mi si ajo nëna që me durim kërkon të dëgjojë të vërtetën nga fëmija që po e gënjen.

– Jo.

– Më beso, gënjeshtra ma thyen më shumë zemrën. Të lutem, më thuaj të vërtetën. Po mirë, përse nuk bëni dashuri?

– Me Sibelin jam njohur verën e kaluar në Suadije, – i tregova Fysunit, duke e përqafuar. – Ngaqë gjatë verës shtëpia ku kalonim dimrin qe e zbrazët, ne vinim në Nishantash. Në vjeshtë ajo u largua për në Paris. Gjatë dimrit kam shkuar unë disa herë tek ajo.

– Me avion?

– Po. Këtë dhjetor Sibeli e mbaroi universitetin dhe u kthye nga Franca për t’u martuar me mua. Nisëm të takohemi në shtëpine verore në Suadije, por shtëpia ishte aq e ftohtë, sa pas njëfare kohe na humbi dëshira për të bërë dashuri, – vazhdova unë.

-Po bëni pushim derisa të gjeni një shtëpi të ngrohtë?

Ne fillim të marsit, para dy muajsh, shkuam edhe një herë në shtëpinë verore ne Suadije. Ishte shume ftohtë. Kur ndeza oxhakun, shtëpia u mbulua e gjitha nga tymi. U grindém. Pas kesaj Sibeli kaloi një grip te rëndë. Pati temperature dhe qendroi një javë në shtrat. Pas kësaj nuk donim të shkonim më atje për të bërë dashuri.

-Cili nga ju nuk deshi? – pyeti Fysuni. -Ajo apo ti? – Në fytyrën qe dukej sikur vuante nga kureshtja dhe dukes se thoshte “Te lutem, me trego te verteten”, kete radhe u shfaq vështrimi lutes me nentekstin: Te lutem, më gënje, por mos me trishto!”

-Sipas hamendjeve të mia, Sibeli mendon që po të bëjmë më pak dashuri tani, uné do ta vlerësoj më shumë fejesën, martesën. madje edhe atë vetë, – iu përgjigja.

Por ti me the se ju keni bërë dashuri me parë.

-Nuk po me kupton. Nuk po flasim për aktin tonë të parë.

 -Jo, e di, -tha Fysuni, duke ulur zërin.

– Me ate veprim. Sibeli me tregoi se sa shumë me donte dhe sa besim kishte tek une,- i thashe.- Por mendimi për të bërë dashu ri para martese e shqetëson ende… Une e kuptoj këtë. Megjithëse ka studiuar për shume kohe në Evrope, s’eshte kaq e guximshme dhe moderne sa ti…

Heshtëm nje copë herë. E kam vrarë mendjen për shume vite të tëra rreth kuptimit të kësaj heshtjeje, ndaj mendoj se tani jam në gjendje t’jua përshkruaj gjendjen me paanèsi: Fjalia e fundit që i thashe Fysunit, mbartte edhe një nëntekst tjeter. I shpjegoja asaj se qëndrimi i Sibelit nënkuptonte dashuri dhe besim, ndërsa i Fysunit guxim dhe modernizem. Nga kjo dilte perfundimi se, meqenëse Fysuni kishte bërë dashuri me mua e nisur nga “gu ximi dhe modernizmi” – për shume vite me radhë do të ndieja pendesë të thellë për këto fjalë që më shpëtuan nga goja – me të nuk do të kisha ndonjë përgjegjësi apo lidhje të veçantë. Si “mo derne” që ishte, atë nuk e rëndonte shume fakti i të bërit dashuri me një mashkull para martese ose e te mos qenit e virgjër natën e parë të marteses… Ishte e njejta gjë si me ato gratë evropiane që i ënderrojmë aq shumë apo si disa gra të përfolura qe thuhej se bridhnin rrugeve të Stambollit… Por, në të vërtetë ato fjale ia pata thënë vetëm për t’i bërë qejfin.

Teksa i bluaja të gjitha këto gjatë atyre minutave heshteje – ndoshta jo kaq qartë vështrimin e kisha ngulur në degët e pemëve, në kopshtin prapa pallatit, që lëkundeshin nga era. Pasi benim dashuri, rrinim ashtu të shtrirë duke biseduar me sytë të drejtuar jashtë dritares, në pemët në kopshtin e pasëm, në ndër tesat që dukeshin midis pemëve dhe te sorrat që fluturonin raste sisht aty rrotull.

– Unë nuk jam as guximtare, dhe as moderne! – u përgjigj pas një copë here Fysuni.

 M’u duk sikur në fjalët e saj pasqyrohej shqetësimi që mund t’i ishte krijuar nga tema e rëndë e bisedës, madje m’u duk pakëz e thjeshtë, ndaj nuk e vrava shumë mendjen.

– Një grua mund ta dashurojë si e marrë një burrë për vite e vite me radhë, pa bërë asnjëherë dashuri me të… – shtoi Fysuni me kujdes.

– Sigurisht, – iu përgjigja. Ra përsëri heshtja.

– Ti do të thuash se tani ju të dy nuk bëni më dashuri me njëri tjetrin? Përse nuk e sjell zonjushën Sibel këtu?

-Nuk më ka vajtur mendja, – iu përgjigja, i habitur edhe vetë se si nuk qemë kujtuar më parë. – Nuk e di përse u bëre ti shkak që të më kujtohej ky vend ku dikur kyçesha për të studiuar ose për të dëgjuar muzikë me shokët.

– E besoj se nuk të ka vajtur mendja, -tha Fysuni me vështrimin e një mendjemprehteje. – Por ka diçka të gënjeshtërt në ato që rrëfeve më parë. Po apo jo? Dua të mos gënjesh asnjëherë. Nuk mund ta besoj që ti nuk vazhdon të bësh dashuri me Sibelin. Betohu të lutem.

– Të betohem që këto kohë nuk kam bërë dashuri me Sibelin,-i thashë dhe e përqafova Fysunin.

– Mirë, kur do të filloni të bënit dashuri sërish? Në verë, kur ata të tutë të shkojnë në Suadije? Kur do të shkojnë? Përgjigjmu drejt.nuk do të pyes më.

– Ata do të mbarten në Suadije pas ceremonisë së fejesës, mërmërita i turpëruar.

– Po tani po më gënjen?

-Jo.

– Mendohu pakëz po deshe.

Bëra sikur u mendova një copë herë. Ndërkohe Pysuni kishte marrë nga xhepi i xhaketés patentën dhe po luante me të

– Zoti Ethem, edhe une kam një emër të dytë, – tha. – Gjithsesi, a u mendove?

– Po, u mendova, – i thashë. Unë nuk të kam thënë asnjë gënje shtër.

– Kur? Tani apo gjatë këtyre ditëve?

– Asnjëherë… – iu përgjigja. Në raportin ku jemi nuk është nevoja t’i themi gënjeshtra njëri-tjetrit.

– Si?

 I thashë se në lidhjen tonë nuk kishte përfitime apo interesa pune, dhe ndonëse fshehurazi nga të gjithë, ne po e jetonim atë thellësisht me ndienjat më të pastra njerëzore pa i lënë vend gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

-Jam e bindur që po më gënjen, -tha Fysuni.

 -Sa shpejt e humbe respektin për mua.

– Në të vërtetë, unë dëshiroja të më gënjeje… Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka.

– Sigurisht, që unë gënjej, por gënjej për ty… Jo ty. Po deshe. tani e tutje e bëj edhe këtë. Takohemi përsëri nesër. Mirë?

– Mirë! – tha Fysuni.

E përqafova dhe i mora erë me gjithë shpirt në zverk. Sa e herë e nuhasja aromën e saj që i përngjante një përzierje algash deti. karamele të djegur dhe biskota femijësh, në shpirt më krijohej nje ndienjë lumturie dhe mirësie. Megjithatë, orët që kaloja me Fysunin, s’mund ta ndryshonin rrjedhen qe me kishte marrë jeta. Ndoshta gjithçka po ndodhte ngaqe lumturia dhe gëzimi që përje toja në shpirt, më dukeshin si ndjesi krejt të natyrshme. Gjithsesi, kjo nuk kishte aspak lidhje me gjykimin qe “une kam gjithnjë të drejte – e natyrshme kjo për të gjithë meshkujt turq – apo me mendimin tjetër se isha pre e padrejtesive. Ndoshta, thjesht, nuk isha fort i vetedijshëm për atë çka po përjetoja.

Pikërisht ato dite nisa të dalloja disa plage e vraga të thella e të pariparueshme qe po me hapeshin dalengadale ne shpirt, nga ato qe i zhysin disa meshkuj në vetmi te tmerrshme për gjithe jetën. Tashme, çdo natë, para se të flija, nxirrja nga frigoriferi shishen e rakisé, mbushja një gotë dhe e pija i vetëm në heshtje. Dritaret e dhomës së gjumit në shtëpinë tonë, në majë të një pallati te larte perballe xhamisé sé Teshvikijes, shihnin kah dritaret e dhomave të gjumit të shume hyrjeve të tjera që i ngjanin kësaj tones. Kur isha femija, futesha në dhome ne erresire dhe teksa perpiqesha te depertoja me veshtrim përtej xhamave në dhomat e tjera të gjumit, ndieja paqe në shpirt.

Gjate atyre neteve, teksa vështroja dritat e Nishantashit, men dja me thoshte se për të vazhduar jetën time të bukur dhe te lumtur, pa e ndryshuar ate, nuk duhej të bija në dashuri me fy sunin. E kuptoja se nuk duhej të rrëmbehesha nga shoqëria e Pysunit, nga problemet, shakate dhe mirësia e saj. Kjo nuk qe shume e vështirë, sepse përveç kohës kur bënim dashuri dhe zgjidhnim ushtrimet e matematikës, nuk rrinim shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kisha nisur të mendoja se herë Fysuni dhe here unë, kur largoheshim nga apartamenti, pas orëve të hareshme të dashurise, tregonim të njëjtin kujdes për të mos “rënë brenda”. Por për të kuptuar këtë histori, mendoj që është e domosdoshme. të kuptohen lumturia dhe kënaqësia që përjetonim gjatë atyre minutave tejet të hareshme, të ëmbla dhe të papërsëritshme.

Sigurisht që dëshira për t’i jetuar sërish e sërish ato çaste dashurore e për të shijuar ato kënaqësi, është shkëndija e zjarrit që i jep jetë kësaj historie. Per te kuptuar arsyen që më mbante të lidhur pas saj, jam detyruar t’i kujtoj dhe rikujtoj ato çaste dashurore të papërsëritshme për vite të tëra, por në vend te men dimeve arsyetuese, para sysh me shfaqeshin gjithnjë pamje të këndshme nga orët kur benim dashuri: Fysuni bukuroshe ështe ulur ne prehrin tim dhe unë kam përpirë në gojë gjoksin e saj të madh në të majtë… Ndërkohë që djersët që më pikojnë nga balli dhe mjekra, bien mbi zverkun e saj të hijshëm, unë vështroj si i magjepsur shpinen dhe pjesën e saj të pasme. Ja, si i pulit sytė pasi ka lëshuar nje klithmë kënaqësie… Ja edhe shprehja që lexohet në fytyrë, në çastin kur kënaqësia jonë arrin kulmin…

Por siç do ta kuptoja me vonë, këto pamje, nuk ishin pasoje e lumturisë dhe kënaqësisë qe kisha provuar, ishin veçse disa fotografime ngacmuese… Shumë vite më pas, teksa luftoja te gjeja shkakun e marrosjes pas saj, përpiqesha të sillja në kujtesë jo vetem çaste nga aktet tona dashurore, por edhe dhomen ku kishim bërë dashuri, mjedisin përreth, madje edhe gjërat e rën domta. Ndodhte që ndonjë korb në kopshtin e pasëm të ndërtesës, ndalte mbi hekurat e ballkonit dhe na këqyrte në heshtje. Ishte njëlloj si ata zogjtë që ndalonin në ballkonin e shtëpisë sonë kur unë isha fëmijë. Atëherë mamaja më thoshte: “Pa hë, fli tani se po të përgjon korbi”, dhe unë frikësohesha. Edhe Fysuni paskesh ndjerë të njëjtën frikë nga një zog i ngjajshëm në fëmijëri.

Të ftohtët dhe pluhuri në dhomë, ndonjëherë pamja e zber dhylët, ndotësia apo hijet e trupave tanë apo të çarçafeve, cope zat që depërtonin nga jeta jashtë asaj dhome, trafiku, zhurmat e pafundme në kantieret e ndërtimit dhe britmat e shitësve, të gjitha këto na kujtonin që akti ynë dashuror nuk i përkiste botës së ëndrrave, por ishte një pjesëz e botës së vërtetë. Ndonjëherë dëgjonim boritë e anijeve, diku larg në Dollmabahçe apo Beshik tash, dhe të dy së bashku përpiqeshim të gjenim se ç’lloj anijeje ishte. Në çdo takim të ri ne dashuroheshim gjithnjë e më me pa sion dhe natyrshmëri. Kësisoj arrita të kuptoja se burimi i vërtetë i lumturisë sime, nuk qenë vetëm kjo botë dhe hollësitë e aktit dashuror tejet magjepsës, por edhe të metat, lungat, puçrrat, qi met dhe prekat e errëta dhe të frikshme në trupin e Fysunit.

Ç’ndiesi tjetër më mbante të lidhur kaq fort pas saj, përveç kënaqësisë së të bërit dashuri pa kufi dhe dlirësisht? Ose për t’u shprehur më mirë, përse bëja dashuri me gjithë shpirt me të? Mos ishin kënaqësia dhe dëshira e përsëritur për të bërë seks, ato që krijonin atë që e quajmë dashuri, apo ishte diçka tjetër ajo që e zgjonte dhe e ushqente këtë dëshirë të ndërsjelltë? Gjatë atyre ditëve të lumtura kur takoheshim dhe bënim dashuri fshehurazi, nuk më shkonte mendja t’i bëja vetes pyetje të tilla. Atëherë i përngjaja një fëmije të gëzuar që ka hyrë në një shitore karamelesh dhe i rrufit ato njëra pas tjetrës tejet i lumtur./KultPlus.com

UP-ja shënon Javën e Krenarisë

Sot, Universiteti i Prishtinës shënon Javën e Krenarisë, duke ngritur flamurin LGBTQI+ në mjediset e rektoratit të universitetit.

Ky aktivitet përfaqëson përkushtimin e palëkundur institucional ndaj gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe drejtësisë sociale, vlera këto që përfaqësojnë idealin e institucionit dhe të ardhmes që synohet të modelohet.

UP-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, shoqëri që sfidon paragjykimet dhe promovon një mjedis, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo këndvështrim vlerësohet.

Për komunitetin LGBTQI+: Urime muaji i krenarisë! Së bashku ne punojmë drejt një të ardhmeje, ku të gjithë mund ta jetojnë të vërtetën e tyre hapur dhe me krenari./KultPlus.com

Antonio Diodato koncert në Tiranë, Veliaj: Të gjithë bashkë për të festuar Italinë

Artisti i njohur italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia” në Tiranë.

Pak orë para koncertit, ai u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buccin.

“Qershia mbi tortë e kësaj jave është Antonio Diodato. Për të gjithë ju që keni parë “Sanremon” apo gjatë karantinës keni kënduar ‘Fai Rumore’, sot keni mundësi ta këndojmë së bashku me Antonion në sheshin ‘Italia’. Kjo ka qenë një javë fantastike me shumë aktivitete për Javën e Kulturës Italiane, jemi bërë të gjithë bashkë për të festuar Italinë dhe për të pasur më të mirën e Italisë këtu mes nesh”, tha Veliaj.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në organizimin e aktiviteteve gjatë Javës së Kulturës Italiane. “Edhe këtë vit kemi pasur një javë shumë të bukur italiane, plot me shumë organizime të mrekullueshme. Më duhet të them që këtë vit do ta mbyllim me stil, me një koncert të mrekullueshëm të një artisti të madh italian. Do ta festojmë me të vërtetë në mënyrën më të mirë këtë javë të mrekullueshme. Si gjithmonë, faleminderit Erionit për mbështetjen, që është gjithmonë themelore, faleminderit sepse këto javë italiane në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një sukses i madh”, tha ai.

Nga ana tjetër, vetë artisti italian u shpreh i lumtur që do të mund të japë kontributin e tij me anë të muzikës në një javë kaq të rëndësishme për të dyja vendet.

“Jam shumë i lumtur që të mund të jap një kontribut të vogël me muzikën time, në një javë kaq të rëndësishme për Italinë, por edhe për Shqipërinë, për këta dy popuj vëllezër. Dhe Gjithashtu, shpresoj që të jetë kolona zanore e kësaj dashurie që vazhdon dhe që shpresoj të vazhdojë përgjithmonë”, tha Diodato.

Diodato është një artist i njohur në skenën muzikore italiane dhe fitues i Festivalin e Sanremos në vitin 2020 me këngën e tij “Fai Rumore”, e cila u kthye në hit veçanërisht gjatë periudhës së karantinës./atsh/KultPlus.com

Rama: Çdo ditë e më shumë turistë eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës

Çdo ditë e më shumë turistë eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës për eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë deri tek rafting dhe sportet e aventurës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të adhuruesve të sporteve ujore, të cilët gjejnë në Vjosë një oaz freskie dhe mundësi për rafting.

Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër male dhe në fund të arrijë në detin Adriatik.

Gjatë rrugës, lumi kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rëre dhe kthesa të mrekullueshme.

Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”.

Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura,  Fondacioni Patagonia, IUCN dhe UNESCO vijojnë turin e konsultimeve publike në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mbi miratimin e “Planit të integruar të menaxhimit për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa”./atsh

Çdo ditë e më shumë turistë eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës për eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë deri tek rafting dhe sportet e aventurës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të adhuruesve të sporteve ujore, të cilët gjejnë në Vjosë një oaz freskie dhe mundësi për rafting.

Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër male dhe në fund të arrijë në detin Adriatik.

Gjatë rrugës, lumi kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rëre dhe kthesa të mrekullueshme.

Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”.

Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura,  Fondacioni Patagonia, IUCN dhe UNESCO vijojnë turin e konsultimeve publike në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mbi miratimin e “Planit të integruar të menaxhimit për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa”./atsh/KultPlus.com

“Të negociosh paqen” nga Qendra Multimedia në Zagreb të Kroacisë

Shfaqja “Të negocosh paqen” e Qendrës Multimedia do të prezantohet sot më 7 qershor në Teatrin Kerempuh në Zagreb të Kroacisë.

Shfaqja do të prezantohet si pjesë e edicionit të 48-të të festivalit “Ditët e satirës – Fadil Hadžić”

Festivali “Ditët e satirës – Fadil Hadžić” është festival ndërkombëtar i Teatrit Kerempuh, i cili që nga viti 1976 mbahet çdo vit në qershor, me qëllim të promovimit të shfaqjeve cilësore të satirës dhe komedisë, dhe mbi të gjitha përballjes së publikut me problemet aktuale të përditshmërisë tonë përmes elementeve të pashmangshme të humorit dhe satirës, duke e pasuruar jo vetëm jetën kulturore, por edhe vetëdijen shoqërore. Ditet e Satirës Fadil Hadžić çdo vit na kujtojnë rëndësinë e humorit dhe satirës që na bëjnë më tolerantë, na lidhin me të tjerët, na mësojnë, na japin pikëpamje të reja për botën.

Prezantimi në këtë festival që është ndërtuar mbi parimin e lirisë së fjalës dhe rezistencën kundër cenzurës, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qendrën Multimedia. “Të negocosh paqen” është shfaqje që ballafaqon shoqërinë me dinamikat e tryezave të negociatave që përcjellin shoqëritë e pasluftës dhe me pyetjet e vështira se kush e ka legjitimitetin të negociojë paqen e a është falja një akt kolektiv, apo individual si dhe a përfaqësohen zërat e viktimave në këto tryeza, si kategoria e shoqërisë që i vuan më së shumti humbjet dhe pasojat nga luftërat.

Prezantimi në Zagreb i shfaqjes “Të negocosh paqen” vjen pas prezantimeve nëpër festivale e teatro të ndryshme evropiane në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Gjermani, Çeki dhe i paraprin prezantimeve të mëvonshme të shfaqjes në Itali e në Mal të Zi në festivalin Mittelfest, përkatësisht festivalin FIAT. 

Negotiating Peace e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare. Media si The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar. Në kritikën e tij për The Guardian, Philip Oltermann shkroi, “Kur udhëheqësit politikë e paraqesin luftën si të vetmen zgjidhje, është detyrë e artistëve t’ua kujtojnë njerëzve se gjetja e paqes është ende e mundur. Kjo është pikënisja për një kompani teatrore në Kosovë, “Qendrën Multimedia”, e cila nëpërmjet shfaqjes së re kthehet te lufta e fundit në Evropë para invadimit të Rusisë në Ukrainë dhe eksploron se si u ndal ajo.

Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat —  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar NEGOTIATING PEACE. Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.

Sot shënohet dita kur mori fund tregtia e skllevërve nga Afrika

Më 7 qershor të vitit 1862, Shtetet e Bashkuara dhe Anglia kanë nënshkruar një traktat për t’i dhënë fund tregtisë së skllevërve.

Marrëveshja i jepte secilit vend të drejtën për të kontrolluar anijet tregtare të vendit tjetër për transportimin kontrabandë të skllevërve, ndërsa lundronin nëpër një zonë të caktuar të Oqeanit Paqësor.

Në bazë të traktatit krijoheshin gjithashtu gjykata ndërkombëtare në Sierra Leone, Kepin e Shpresës së Mirë dhe në New York për të gjykuar kontrabandistët.

Deri në vitin 1864, tregtia e skllevërve nga Afrika kishte marrë fund si rezultat i traktatit anglo-amerikan dhe bllokadës së porteve jugore gjatë luftës civile amerikane./ KultPlus.com