KultPlus dhe YIHR KS fillojnë implementimin e projektit ‘Personalja: Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptasit’

23 Qershor, 2020 - 3:04 pm

Ka disa javë që ka filluar implementimi i projektit ‘Personalja: Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptasit’, projekt nga KultPlus dhe YIHR KS, mbështetur në kuadër të ‘Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë’ financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ.

Me anë të këtij projekti do të fuqizohen të tri komunitetet, me anë të një raportimi të denjë dhe etik karshi tyre. Shpesh hasim në raportim të tmerrshëm kur vjen puna te këto tri komunitete prandaj si segment kryesor i projektit është raportimi korrekt i cili qon edhe në përmirësimin e jetës për këto komunitete, kauzë kjo për të cilën YIHR KS por edhe KultPlus kanë lobuar ndër vite. Me anë të videove, teksteve dhe trajnimeve, kjo mini-fushatë synon të sjellë në vëmendje racizmin që e përjetojnë këto tri komunitete në baza ditore, në disa vende të Kosovës.

Tregimet personale shpesh janë të munguara nga këto tri komunitete, prandaj ne do të mundohemi që ato ti sjellim para publikut në formën më profesionale të mundur. Deri tash, dy video janë realizuar me Muhamet Arifin nga Balkan Sunflowers dhe Mirjeta Qehajën-artiste, ndërsa një tekst është realizuar me familjarët e Kujtim Paçakut.

Në vazhdim, do të ketë edhe tekste e video të tjera, por edhe aktivitete që do të ndihmojnë në kauzën e të trija komuniteteve respektive. Materialet do të mund ti gjeni në rrjetet tona sociale, në YIHR KS dhe në KultPlus, por edhe në mediat e tjera vendore me të cilat do të bashkëpunojmë përgjatë projektit.

Të ngjajshme