Një libër në pergamenë

18 Qershor, 2019 - 10:00 am

Martin Camaj

Mendimet ranë shkokrrueshëm
prej pergamenës mes gishtave
për tokë e u banë copë-copë.

Gjithkund ish natë e dola
sy-hapë n’dritare
a mos u trand nga krizma dheu.

Qyteti milionësh shtrihej në gjumë
i mbështjellun në mjegull.
Në mjedis shndriste tempulli
i librit n’pergamenë – biblioteka –
me fekse idesh madhështore
në ballin e gjanë të shekullit./KultPlus.com

Të ngjajshme