‘Andrra e Vajzës’

6 Gusht, 2021 - 11:58 pm

Esad Mekuli është emri i poetit dhe përkthyesit të njohur shqiptar.

Ai lindi në Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Mekuli në vitin 1949 themeloi revistën letrare ”Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri në vitin 1971, shkrun KultPlus.

Ai është autor i veprave të njohura si “Për ty”, “Dita e re”, “Vjersha”, “Rini e Kuqe” e shumë të tjera.

Në 28-vjetorin e vdekjes së Esad Mekulit, Kultplus ua risjell poezinë e tij ‘Andrra e Vajzës’.

Andrra e Vajzës

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare

dhe agime t’kaltërta andrrova…

E nëpër kunor lakmish për ‘limtare,

si lulja q’i jep qiellit lulzimin,rinin ja dhurova.

Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë

të thellë dhe të ndritshm

dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi…

Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit

më treti fare

dhe agimet e kaltërta andrrova./KultPlus.com

Të ngjajshme