Ankth apo andërr

7 Korrik, 2022 - 12:59 pm

Brikenë Ceraja – Beka

Ankth apo andërr, se di ç’dreq është, diçka po e ngufat kohën, ajrin po e lag, tokën po e than.
Mëngjes, sa hap sytë, dielli duket i lodhur nga retë, fillon e hatrohet.
Ankth apo andërr, se di ç’dreq është, liria në pranga.
Mesditë, hap veshët, era shpërndan tinguj homazhesh, kambana bie, dashuria mbyll portën.
Mbrëmje, mbyll sytë, veshët palohen si fletë libri, andrra pushon së aktruari,
aktor pa role, të zhveshur nga petku njeri.
Ankth, apo andërr, ç’dreq je ti? /KultPlus.com

Të ngjajshme