Arnim kohe

8 Janar, 2024 - 9:31 pm

Poezi nga Sibel Halimi

Arnim kohe
Tani si thoni
foshnjën e sapo lindur
Si ta pagëzojmë?

Si ta veshim?
Ninullat për rritën e tij
ku t`i gjejmë
në cilin komb janë strukur sagat

dashuria në cilën parcelë toke varrosur

Tani si thoni
Çfarë t`i themi njeriut
cila ishte e kaluara e tij
një ecje në bosh
një fluturim mbi muret
e bien duke ndjekur fatin

Tani si thoni
Si ta pagëzojmë fëmijën e sapolindur?

Me emrin e cilës kohë?

Të ngjajshme