Bisedë me hije

22 Dhjetor, 2023 - 12:33 pm

Lulzim Tafa

Mbrëmë më erdhi në andërr
Hija ime.
Vend s’kishin lënë pa e kafshuar
Ckurril
gjaku prej syve.

M’shih t’përgjakur tha
Ti ke faj,
Se duke të ndjekur ty
Më kafshuan mua.

Mos qaj i thashë
Se mua m’ka pas thanë Nana
“Kur në andërr sheh gjak
prishet andrra”. / KultPlus.com

Të ngjajshme