18 Maj, 2025 - 10:44 pm
Poezi nga Blinera Hajdari
Dikur dojsha me u rritë
E me i hângër krejt frutat e botës
E kam andrru krejt jetën, rritën
Sa herë jam gjend nën at’ pemë,
Nisun nga nji tregim i fëminisë
Aty e kam pre qiellin.
I kam dashtë ato lulet e pranverës
Që mbushnin stinën në mars.
Të tillë (kështu) e kam mendu jetën
Të tillë (ashtu) kam dashtë me e pasë.
Fletat e shpresës ranë,
Pema e ambël u bâ pemë vjeshte.
E thatë, e zhveshun, e vyshkun,
N’vend t’petaleve – acar.
As dimër jo, se nuk shoh kurrgjâ t bardhë.
Pema u pre, qysh prehen shpresat
Andrrat, qejfet, e çdo merak
Frutat e jetës, dardhat e pemës
i shijuem fare pak
Trungu i saj, që mban kujtime
Me t’qeshuna e vajtime që s’kishin fund
Ka me u djegë n’stufë pa u kursye
T’pakursyem qysh na pa jeta,
Krejt jetën!/ KultPlus.com