“Dhe ti, qe s’vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi”

18 Qershor, 2022 - 7:16 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Rastësitë

Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur,
Një sup të tillë kjo flutur c’pati që zgjodhi?
Të thuash se ishte një sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi!
Shumë gjera s’dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Për shembull, s’të zuri mes luftrave plumbi,
Në paqe të vjen një grerëz, me thumb të thumbon në faqe
Dhe ti, qe s’vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi…. /KultPlus.com

Të ngjajshme