Ditë me shi

22 Shkurt, 2022 - 2:24 pm

Poezi e shkruar nga Henry Longfellou.

Dita është e ftohtë, e errët, e trishtuar,
Bie shi dhe era nuk është kurrë e qetë,
Hardhia kapet pas murit të shkretuar,
Në çdo shkulm ere, gjethet bien lehtë.

Mos u qaj më, zemër e trishtuar, e mjerë,
Pas reve dielli vazhdon të shkëlqejë.
Fati yt është fati i të gjithëve,
Në çdo jetë pak shi do të bjerë.

Të ngjajshme