E kujton ende malarien (Prishtinës)

16 Gusht, 2023 - 9:30 pm

Nga Dije Demiri

Që 7000 vjet ecë vijave të gjakut udhës së qumështit
Ecë bashkë me dashnorët e Gërmisë
Shpesh merr hov si drenushat pranverave
Netëve ende të vinë imazhet e fytyrës së shëmtuar nga malaria
S’di sytë si të patën shpëtuar, o Zot
Ulpiana të pat mbajtur në krah si foshnjën e t ‘i pat larë varët
Me kripën e syve t’ vet thante plagët e tua
Ty ende të endin shtretërve ëndrrat e huaja, Prishtinë
Të shtrydhin të ndrydhin e të pickojnë si insekte helmuese
Njëherë desh më patën lënë mend nga pikëllimi yt
Derisa e pash se ti nuk ikë nga Dardania
Ku thith gurët e kohëve si qumësht qielli
O ç’gjamë pate bërë për eshtrat e Bogdanit
Ende kam aritmi nga ajo gjamë
Toka hapej e toka mbyllej për çast nga vaji yt
Më hidhej të të mbaja në krahët e mi të këputur

Po sa mirë që bliri i vjetër çelë çdo pranverë
Fytyrën ta lanë me shpirtin e tij plot aromë
E mua më gjuan eliksirin në sy./KultPlus.com

Të ngjajshme