Edhe dashuria mund të vdesë

8 Tetor, 2022 - 5:04 pm

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Sa të rënda janë ditët.
Në asnjë zjarr nuk mund të ngrohem,
nuk më qesh më asnjë diell,
gjithçka është bosh,
çdo gjë është e akullt e pa mëshirë
madje edhe të shtrenjtat yje të qarta
më shikojnë pa ngushëllim,
qysh kur kam kuptuar në zemrën time,
që edhe dashuria mund të vdesë./KultPlus.com

Të ngjajshme