Etërit

30 Dhjetor, 2018 - 10:30 pm

Poezi e shkruar nga Zhuljana Jorganxhi.

Etërit na ikën…
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta, si jeta e tyre.

Na ikën…
Çdo ditë e më shumë ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s’i kemi, ah, dhe një çast t’i kthenim! 
Të bëjmë ca rrugë andej nga Liqeni.
T’iu japim një kafe, që s’ua dhamë te “Rinia”,
Dhe tutje më shumë t’iu bëjë pleqeria… Rradhëve mos t’i lodhim në asnjë lloj dyqani, 
Mbrëmja mos heshtojë me sy tek ekrani.

Të nisim udhë bisedash për botën anembanë,
Një gotë, çdo mbrëmje ta pimë me etërit tanë…
Cfarë s’japim, t’iu japim, ato, që dot s’ua dhamë! 
Të urtëve,
Të pafjalëve,
Të mirëve, etërve tanë!

Të ngjajshme