Festa

22 Gusht, 2018 - 12:00 pm

Poezi e shkruar nga Kujtim Paçaku.

Si mos të më këndohet e mos të jem
I gëzuar sot
Kur nën krah mbaj bukë
Bukë të nxehta valë
Për të gjithë ata që më presin në shtëpi
Nëna
Gruaja
Dhe shtatë fëmijët
Po nesër?
…Zoti është i madh! /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme