‘Fisnike i duket lufta atij që s’e ka provuar kurrë me parë’

29 Prill, 2022 - 6:40 pm

Çajup Kajtazi

Fisnike i duket lufta atij që s’e ka provuar kurrë me parë
Nëse bota është Art,
Dhe kombet janë bashkësi njerëzish,
Përse i duket lufta fisnike,
Atij që s’e ka provuar kurrë me parë!
Gjysmërreth i përfytyruar në sipërfaqen e Tokës,
Atje larg në Ukrainë,
Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh,
Betejë, luftim,
Për një copë tokë
Që nuk u ngop kurrë,
Poshtëroj veten, ul veten në sy të botës.
Liria është të njohësh kufijtë e tu,
Me fisnike është ta ndalosh egërsinë,
Shkatërrim e shtypje çnjerëzore,
Njeriu nuk e ndërton fatin e vet,
Sepse bombat nuk zgjedhin, ato godasin çdo gjë. /KultPlus.com

Të ngjajshme