Gjarpri e grueja

23 Shkurt, 2020 - 10:29 am

Poezi nga Martin Camaj

Ajo mbramë harroi trupin e vet
Zbuluet
E në mëngjes e gjeti pikturë të varun
Në murin e gjanë dhetë pashë:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

Petkat e saj teren buzë detit
Me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap,ajo, po
Deri mbasdite.

Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
Doli prej nëngurit
E iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
Veshi këmishën e vjetër e shkoi
Me fjetë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme