Himn

30 Qershor, 2020 - 1:50 pm

Poezi nga Leonit Celaj

Kisha dashtë
Me t’taku
N’librari,
Bash te rafti
I librave me Poezi,
E nën tituj librash
Me t’puth aq ambel.
Kisha dashtë
Me t’taku
Aty buzë rrugës
Në nji tavolinë t’vogël,
Tek kafeneja jote e preferuar,
Veç isha ulë afër teje,
E me t’pyet për udhëtimet tua rreth botës,
Me aq pasion e shikoj
Buzëqeshjen tande.
Kisha dashtë
Me t’taku
N’andrrat tua,
Ti je e aftë
Për ta ndryshu botën,
Magjia jote,
Bukuria,
Lëvizjet,
Fustani nën flladin e verës,
Janë Poezi,
E du me t’lexu. / KultPlus.com

Të ngjajshme