‘Jam vonuar’

20 Gusht, 2021 - 9:00 am

Poezi nga Dritëro Agolli

Jam vonuar aq shumë e aq shumë,

Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,

Që me shekuj bën udhë

Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur

dhe këndesi t’i ketë dhënë fund këngës,

Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,

Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish

me cepin e mëngës./KultPlus.com

Të ngjajshme