Kërce veç n’vallen tande

12 Tetor, 2019 - 10:00 am

Poezi nga Donjeta Elshani

Andrro për çdo ditë,
E merri qato andrra,
Gjujav n’ftyrë te tanëve,
E thuj, un’ guxoj me andrru.

Merre botën n’sy,
Ecë ku s’ka shkelë kush,
Lej shenjat e tua,
E kurrë krytë mos e kthe.

Mos e le me t’ba kush çka s’je,
As me kcy n’valle që ti s’donë,
Me ni botë rrenash e dukjesh,
Ti kërce veç n’vallen tande.

Kajë nëse ta lypë shpirti,
Nije erën e stinëve,
E kno kangën e zanave,
Që janë si ti.

Të ngjajshme