‘Kur e mendoj shkumjen tande’

8 Maj, 2022 - 11:20 pm

Fitim Majkovci

kur e mendoj shkumjen tande
i kthehem dy gotave që i pim’
aty e gjej vetën, ty, e neve.
n’dy gota na flet e ardhmja jonë
por ti ik e gjeje veten, fluturo,
ç’mallu, shlirou’ e përjeto,
merre për dore ndjenjën
që bashkë na bani mu e ty!
kur e mendoj shkumjen tande
të jem i njejti dua prap’
jo se m’mbeti ambël
por i ambël ishte përjetimi i parë
kur në sy të pashë!
mu duk të njihja dy jetë,
në dy gota flet e ardhmja jonë
në të tretën ti ke vdekë,
sot rri vetëm,
duhan, pak kafe e muzikë
vaji i burrit thonë kanga
e në secilën kangë po më vjen ti,
ik gjeje veten, fluturo
ç’mallu, shlirou’ e përjeto
merre për dore ndjenjën
që bashkë na bani mu e ty.
se unë sot rri vetëm
duhan, vaj e muzikë
në dy buzë kafeje më vjen ti
sakaq edhe më ikë. /KultPlus.com

Të ngjajshme