“Kur ndjen se nuk i përket kësaj bote, ik dhe merr me vete qiellin”

5 Dhjetor, 2020 - 6:59 pm

Poezi nga Arjola Zadrima

Ta dijsh…

Kur e ndjen se nuk i përket kësaj bote ,

arratisu dhe merr me vedi diellin ,

ik dhe merr me vedi qiellin,

zhduku e buzëqeshjen tande

lenu si jehonë

zemrave që pëshpërisnin.

Ik

dhe mos prit dromca dashniet

kur prej teje

ke dhanë shpirtin./ KultPlus.com

Të ngjajshme