Mall

12 Shtator, 2021 - 12:27 pm

Poezi nga Endrita Elezkurtaj

Do vijë një ditë që rrugë të marrë
n’trotuaret që bashkë i ecëm
Veç tani si dy të ndarë
në Prishtinen që fort e deshtëm

Do të shkel në mendjen time
një kujtim, një lot në faqe
Do të qesh me mallin ngjitur
S’do t’më quash më manushaqe

Zë i yti më vjen kalimthi
dhe ja prap po flas me veten
Nuk e di si t’i përgjigjjem
pyetjes time, pse po tretem?

Të t’harroj e di qe s’mundem,
as te vdes me mall per ty
Sikur harresa të mund të blihej
s’paku veç harresë për sy. / KultPlus.com

Të ngjajshme