‘Më erdhe shtruar si shi Shkodre’

24 Maj, 2022 - 8:00 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

të prisja me vite
lutesha të vije
më erdhe shtruar si shi –
si shi Shkodre
i qetë; -si hije

ike zbathun, si pupël e bardh’
veç qefinin hedhun krahëve
e dritën e Zotit në ball

të zgjaste edhe pak kjo ândërr bab’!
më pat thá malli / KultPlus.com

Të ngjajshme