‘Me një fill’ nga Albina Sinaj- Shehetila, fituese e çmimit të dytë në konkursin e poezisë ‘KultStrofa’

12 Dhjetor, 2023 - 3:00 pm

Albina Sinaj-Shehetila

Me një fill gjaku,
qëndrojnë të lidhur foshnja me nënën.
Me një fill dashurie,
thuret batanija që e ngroh posa lind.
Me një fill lidhim ëndrrat,
ngjisim malin që më shumë i druhemi.
Me një fill lidhim yjtë më të ndritshëm,
krijojmë yjësi të reja.
Me një fill që kalon zemrash,
endim pëlhura dashurie qiejve ku fluturojmë.
Me një fill zë fill jeta,
filli i jetës na mban të lidhur të gjithëve./KultPlus.com

Të ngjajshme