Ndërro stinë

22 Nëntor, 2018 - 1:00 pm

Poezi nga Donjeta Abazi.

Për sytë e tu i dhash kohës ndalesë,
Edhe orën, të cakorduar e lashë
A e verën,
Sa shumë të roberoka një fytyrë
Saqe tik-takut në mur irritim i dhashë.
Natën mes territ nuk e di c’kerkojë,
Emër , buzeqëshje a iluzion koti,
Mall i pangopur, i paprekshëm në kohë
Silueta jote sot shkaktoi ndërrimin e motit.
Ani, unë po bëjë edhe pa ty
Po shiu si vjen që ta tregoj poezinë?
Egoizmin falja nje trungu te thatë,
Por ti eja e ndryshoje për mua këte stinë.
Dije që për sytë e tu edhe shiun e sfidova
Dhe mjegullen e shpova shpejt me vrap
Nuk do pendohem që aq të dua
Mendja me thotë të të dua prapë.

Të ngjajshme