Në ajrin e mbrëmjes

28 Shtator, 2022 - 7:23 pm

Poezi nga Pablo Neruda

Pemët e kopshtit
të amullta rrinë në ajrin e butë të mbrëmjes,
si të ishin piktura
mbi një pëlhurë të hollë;
një zog i përhimet që kolovitet
mbi degën e një pjeshke në lulëzim,
këqyr mirë se mos turbullon heshtimin
qoftë edhe vetëm një klithmë;
gjithçka është në gjumë,
dhe hëna që reflektohet në ujin e liqenit,
është si një barkë imcake
në mes të livadhit të ndriçuar me ar./ KultPlus.com

Të ngjajshme