Nesër mbahet mbrëmja finale e konkursit ‘KultStrofa’

22 Dhjetor, 2019 - 5:20 pm

Nesër mbrëma, me 23 dhjetor, prej orës 19:00 në KultPlus Caffe Gallery do të mbahet nata finale e konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’.

Ideuar nga KultPlus, nata do të sjellë dhjetë poezitë dhe autorët më të mirë nga gjithsej 181 poezi që aplikuan në këtë edicion të tretë të festivalit.

Presim të na bashkangjiteni në këtë natë ku do të lexohet poezi, do të dëgjohet muzikë e do të kultivohet art e kulturë e letërsi.
Ju presim në KultPlus Caffe Gallery, ngjarja është e hapur për të gjithë!

KULTSTROFA – organizohet nga KultPlus, dhe mbetet ndër konkurset më të arrira letrare shqiptare.

Të ngjajshme