N’heshtje ajo âsht tu u krehë 

13 Janar, 2023 - 8:15 pm

Poezi nga James Joyce

N’heshtje ajo âsht tu u krehë
Tu i kreh flokët e gatë
N’heshtje dhe me nur
Në nji atmosferë me t’u kând’ 

Dielli n’gjethet e shelgut bie
Dhe mbi barin me ngjyra,
Dhe ajo flokët e saj të gatë
I kreh te pasqyra. 

Po t’lutem, ndalu e mos i krih,
Mos i krih flokët e tu të gatë
Për to kam dëgju’ nji magji
Nën nji atmosferë me t’u kând’. 

Që e len ashtu dashnorin
as n’qëndrim as n’ikje
gjithçka e mirë, n’atë atmosferë
Dhe me plot shpërfillje.

Shqipëroi: Orjela Stafasani/ KultPlus.com

Të ngjajshme