Një lule sa unë!

5 Nëntor, 2019 - 7:58 pm

Flamur Foniqi

Lozin e qeshin bashkmoshatarët
N’kopsht kujdesur nga baballarë
Një trëndafil ta solla babi…
E lash mbi trupin tënd të vrarë!

Sa njerëz rrotull, në çdo anë
N’sytë e mi buzëqeshje mbollën
Me zë nder lot u bëja pyetjen
“Babin tim pse nuk ma sollën”

A bëj një krim në trëndafil?
Dhe dorë e imja pranë ta sjellë
Kur n’këtë botë pa frikë e vrasin
Edhe atë që lule mbjellë!

Të ngjajshme