Njeriu ahistorik

2 Nëntor, 2019 - 3:00 pm

Poezi nga Sibel Halimi

E tashmja e pamëshirshme
në selektim imazhesh
Portretet e lëna në sirtarët
mbuluar me pluhurin e harresës
kanë të drejtën e tyre për të mbijetuar

Asnjë shtëpi
nuk kishte mbetur pa banorë
e ato të braktisurat
shndërruar në pronë shteti janë

Jeta ikën me katër këmbë
Ne symbyllurazi
I kacafytemi të papriturës
Plotë armiqësi
Sikundër tjetrin
që njohur nuk e kemi

Dashuria sot
Nesër fosfor nate
ndezur çdo skutë ndërgjegje
Njeriu është ahistorik
pingul besnikë i mbetet vetëm çastit
Por, mashtruar jemi

Flijuar në luftën e heshtjes
si heronjtë do të përkujtohemi
në betejën e brigadës së kohës. / KultPlus.com

Të ngjajshme