Nuk më luftohet, më flihet

17 Qershor, 2023 - 6:10 pm

Poezi nga Lulzim Tafa

Të gjithë flasin për luftë
E mua nuk më luftohet
E shtune,
Shiavinë është
Më flihet
Në dreq vaftë lufta

Unë nuk do të luftoj
As nuk do të ikë
Ndoshta do të vdes

Nëse më vrasin
Më kanë vra n’gjumë
Hidhmëni n’lumë

Unë nuk luftoj
Në dreq vaftë lufta
Dhe poezia antiplumb./KultPlus.com

Të ngjajshme