займ на карту онлайн потребительский кредит

Protestë!

15 Nëntor, 2019 - 2:20 pm

Anila Varfi

Si zombi enden
kotësisë njerëzore…
Shkarraviten si
padashur në ngjarje-
Përgjojnë ashiqare me lëvizje budallaqe-
grabitqare…
Ashtu, kot fare!
Qurraviten, jargaviten
nëpër korridore
Për një kore.
Frymëqelbur prej
ndyrësisë së fjalëve e
zgërdheshjes…
Zulma Trushkulurish e
trushkulurash në
paradë suksesi (ups vesi)…
Horre/a të fryrë,
që zaptojnë hapsira e të
prishin ditën, jetën,
Dordolece/ë pa nder e besë,
veç një shportë me pordhë me gresë!
Mosmirënjohës e bukëshkalë me kuintal,
mbijnë si grami nën këmbë e të thonë ik,
Se vendin ma ke zënë…!
 Qylaxhesha e qylaxhinj,
Sa shumë mban moj tokë!!
E mua, pijetarit të vjetër
S’më mbetet tjetër, veç ta kthej dhe një gotë tjetër…!
Kjo botë u shthur e më s’u ndreq, O Zot, o Dreq!./KultPlus.com

Të ngjajshme