Qielli

22 Tetor, 2021 - 10:04 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Kur erdha nuse në katund,
nana më veti: “Pse në Kosovë?”
« Se ia dua qiellin në mbrëmjet vjeshtore ».
i thash.
E ti nanë në cilin qiell je sot, e qe katërdhjetëditë,
Të të kërkojë, se unë fëmija jot jam i humbur pa ty. / KultPlus.com

Të ngjajshme