Republikë, grimca ime e dashur

24 Shkurt, 2019 - 6:30 pm

Nga Dije Demiri Frangu

Republikë, grimca ime e dashur

Republikë, grimca ime e dashur

të lutem mos ua jep sytë atyre

se më humbet bota

hiqu përgdheljeve, vrragë do bëhesh

ti vetëm thembrës sime besoj

Grimca ime e dashur

si gotë vere bixhozxhinjtë të të thyejnë

mos lejo

gjinjtë mos ua jep kopilave

se t’ i këpusin e vdesin fëmijët për një pikë qumësht

shiko Rozafa sa nënë e mirë nga guri qumshtin ende nxjerr

për hir të ujqërve të stepës Republikë,

që me maje gjuhe sytë t’i kanë pështyrë

mos u bë tjetër

të lutem mos …mos Republikë

unë jam lodhur duke të këndu

(Burimi: Republika. Foto: Blerdi Malushi)

Të ngjajshme